Një Skënderbe, por i varfër ndodhet në fshatin Zhejë të Kurbinit! Djaloshi 15 vjeçar është pagëzuar me këtë emër nga babaj i tij Sinan Paja 66 vjeçar, i cili është krenar për heroin kombëtar. Sinan Paja jeton në mjerim me fëmijët nga lidhja martesore shumë e vonë, por është i lumtur që Zoti i ka falur katër fëmijë. Ndonëse në kushte të rënduara krenaria e kryefamiljarit Sinan lidhet tek emrat që u ka dhënë pasardhësve, por veçanërisht djalit të dëshirit, Skënderbeut.

Sinani ka histori të veçantë që në kohën e sistemit njëpartiak. Me veshje të modës, flokë të gjatë deri në supe. Ky person ishte shumë i njohur nga organet e punëve të brendshme ndërsa disa herë shoqërohej në polici, por nuk do t’ja dinte. Fshati ku banonte e respektonin këtë si njeriun e rrallë të dashur, ndonëse paraqitja tregonte një person të egërsuar, ndërsa punonte në ish-kooperativë.

Nga martesa do i lindin dhe tre fëmijët vajza më e madhja do të quhej Lulëkuqja, fëmija i dytë ishte djalë, ndërsa e kishte menduar t’ia vendoste emrin e heroit kombëtar Skënderbe, vajza tjetër Mbretëresha, por 66 vjeçari nuk është i ngopur me tre fëmijët. Ai ëndërron për një tjetër pasardhës, sepse në kokë i qëndrojnë emra si Herkul a Hitler.

Skëderbeu djali i vetëm e sheh gjithkund krah babës, po ashtu dhe vajza më e vogël Mbretëresha me veshje karakteristike. Asnjëherë nuk do t’i shohësh këta njerëz të udhëtojnë me mjete nga fshati Zhejë rreth dhjetë kilometër nga Laçi, por vetëm në këmbë.

Një vit më parë digjet nga një shkëndijë elektrike banesa e tij dhe për disa ditë pesë anëtarët e kësaj familje kalonin netët jashtë, madje në kushte atmosferike të rënduara nga rreshjet e shiut. Rezervat ushqimore ishin mbaruar dhe konsumonin gjethe të hithrave dhe për mbulesë pak plastmas nën hijen e një peme.
Teksa kemi trokitur pranë banesës së tij në fshatin Zhejë Sinani dhe i biri rendin të na presin te porta, ashtu siç shihet dhe nga fotot. Ndërsa kërkonim të vizitonim banesën ai ka drojë. Skënderbeu dhe familja e tij ndodhen në kushte të vështira, asnjeri nuk ka mundësi të punësohet, por dhe ndihma e institucioneve ka munguar.

Fshati ku banojnë familja e Skënderbe Pajës në Zhejë është e njohur dhe nga beteja e Albulenës./

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 90881 more Information on that Topic: epavarura.com/e-rralle-shqiptari-u-ve-emra-femijeve-skenderbe-lulekuqe-mbretereshe/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: epavarura.com/e-rralle-shqiptari-u-ve-emra-femijeve-skenderbe-lulekuqe-mbretereshe/ […]

Comments are closed.