Prej disa javësh në mediat serioze perëndimore, por edhe ato në Shqipëri qarkullon një lajm që pretendon se origjina e Presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump është nga Pakistani. Një tekst i ngjashëm në gjithë webet flet se Trump ka lindur në Pakistan në një familje myslimane dhe emri i tij i vërtetë është Dawood Ibrahim Khan.

Lajmi është publikuar disa muaj më parë në televizionin pakistanez, “Neo News” dhe shoqërohet me një foto të një fëmije biond që pretendon se është Donal Trump në moshë të vogël.

Në fakt, e gjitha ka qenë një sajesë e mediave pakistaneze, pre e të cilës ranë dhe mediat prendimore. Historia jo vetëm është e pavërtetë, por edhe fotoja që publikohet nuk ka asnjë lidhje me lajmin.

Fëmija biond që duket në foto është nga Afganistani. Fotoja është bërë në vitin 2009 gjatë tërmetit që goditi këtë vend. Fotografi Massoud Hossaini ka deklaruar se fotoja është bërë për AFP-në gjatë viteve të kaluara.

4 COMMENTS

Comments are closed.