Ajo që do ta lexoni këtu, do t’ju shokojë. Prandaj, nëse dëshironi të jeni të pabrenga ( dhe të marrë) – mos lexoni më tej! Përkushtoniu më me kënaqësi futbollit, argëtimit të miliona robërve!

Vaksina është fjalë latine, dhe do të thotë – lopë (vaca). Po, mendohet në lopën – kafshën shtëpiake, qumshtin e së cilës e pimë me kënaqësi. Si u gjet ajo fjalë si term për atë që sot e quajmë vaksinë? Të kujtojmë se vaksinimi (ose shartimi), është proces i injektimit të materialit biologjik të sëmurë ( nga lopa, vjetat, majmunat, derrkucët, minjtë, gjarpërinjtë dhe nga kafshë të tjera), në gjak ashtu që sistemi ynë imun të aktivizohet dhe të na mbrojë nga sëmundje të caktuara ngjitëse.

Shpikës i vaksinimit konsiderohet Eduard Xhener (1749 – 1823). Jo, ai nuk ka qenë mjek. Ai ka qenë pseudomjek, i cili më vonë e ka blerë diplomën për praktikë mjekësore ( në atë kohë ka qenë e mundur), të cilën e ka drejtuar 20 vjet, dhe atë në bazë të anëtarësisë në shoqërinë e njohur të Mbretërisë Angleze. Sot dihet se deri tek ai anëtarësim ka ardhur me mashtrime.

Këtij pseudomjekut të shkathët dhe bir i një prifti, i kishte ardhur ideja që të lidhë sëmundjen e kafshës dhe të njeriut, duke bërë kështu lidhjen biologjike ndërmjet dy llojeve plotësisht të ndryshme, dhe duke goditur themelet e teorisë së mëvonshme mbi origjinën e llojeve të Çarls Darvinit. Pasoja e besimit se njerëzit dhe kafshët kanë sëmundje të njëjta, dhe kanë paraardhës të njëjtë (bacilet kanë evoluar në peshq, në sisarë dhe më në fund majmunët në njerëz), i hapi rrugë asaj që sot e quajmë – vaksinim ( ose në përkthim lopëzim). Këtë “urti” sot e mësojnë mjekët në gjithë botën.

Pasojë e shkencës së këtillë është vdekja e dhjeta miliona njerëzve në gjithë botën, dhe një numër i madh i fëmijëve të sëmurë dhe të sakatosur përherë.

Ekzistojnë punime të shumta shkencore, të cilat me mjeshtri e nënkuptojnë, ose e riformatojnë ashtu që ta maskojnë të vërtetën mbi dëmin e vaksinës, dhe zbulojnë se sëmundje sikurse autizmi, epilepsia, paraliza e fëmijëve, diabeti, alergji të shumta, astma, zvogëlimi i përqendrimit, çregullimi i të mësuarit, lezionet e lëkurës, skleroza multipël etj., janë pasojë e vaksinimit (lopëzimit)!

“Ekzistojnë fakte të bollshme se imunizimi i fëmijëve bën më shumë dëm sesa të mira”, ka deklaruar dr. J. Anthonz Morris, ish-drejtues i Qendrës së Kontrollit të Vaksinave dhe virusolog, FDA…

…vazhdon

1 COMMENT

Comments are closed.