E vërteta rreth maceve në Egjiptin e lashtë, ja çfarë roli kishin

3
205

Në disa pjesë të Egjiptit të lashtë, macet konsideroheshin mishërim të perëndive, prandaj trajtoheshin me adhurim. Dihet se edhe profeti i Islamizmit, Muhammedi, i trajtonte me butësi macet, edhe pse në Islamizëm, natyrisht, nuk mund të bëhet as fjalë për adhurimin e tyre. Por, gjatë Mesjetës së të krishterë, macet konsideroheshin si shoqëruese të njerëzve të cilët merreshin me magji, apo edhe mishërim i vet shtrigave. Mendohej se shtrigat ushtronin besimet e lashta pagane, prandaj me ç’rast kishin përvetësuar aftësinë e shndërrimit në kafshë, e sidomos mace.

Macet “e këqija” Shumë nga liderët e krishterë fetarë mendonin se macet, vetë për nga natyra e tyre, ishin të këqija dhe ishin dërguar nga vetë djalli për t’iu ndihmuar shtrigave në punët e tyre të liga. Por, besimi se macet kanë fuqi të botëve të tjera, nuk filloi në Mesjetë. Në Mesjetë macet vetëm morën konotacion negativ. Në Egjipt, përpos që adhurohej, macja, apo “mau”, sikur që quhej atëherë, respektohej si një gjuetare e madhe dhe konsiderohej e dobishme për mbajtjen e brejtësve larg njerëzve. Pra, në pjesën më të madhe të Egjiptit të lashtë macet nuk adhuroheshin, me përjashtim të qytetit Bubastis, i cili e kishte marrë emrin nga perëndesha mace, Bastet.

E adhuruar dhe e dobishme 

Kjo perëndeshë paraqitet shpesh si mace dhe, në fakt, shumë egjiptianë besonin se macet e zbutura paraqitnin këtë perëndeshë të fertilitetit dhe mbrojtjes. Në shumë varreza egjiptiane janë gjetur mumie të maceve, bashkë me mumiet e personave, gjë që tregon rëndësinë e tyre si mbrojtëse. Shumë liderë fetarë të krishterë, sidomos gjatë Mesjetës, në Evropë dhe në disa pjesë të kolonive në Amerikë, ranë nën ndikimin e njëfarë histerie masive të frikës irracionale nga magjia. Çdokush që mendohej se ishte magjistar, shtrigë, a shtrigan, kapej, kinse vihej para gjyqit dhe ekzekutoheshin. Besimi se macet ishin shoqërues të shtrigave dhe, si rrjedhim, edhe vetë ishin shtriga, ndikuan që të vriteshin me qindra mace. Këto mace patën të njëjtin fat me atë të pronarëve të tyre.

Përfundim 

Pa marrë parasysh se a adhurohej, sikur në disa pjesë të Egjiptit të lashtë, apo vriteshin, sikur në Mesjetën e të krishterë, është qartë se këto kafshë janë konsideruar se kanë lidhje me krijesat e tjera mistike. Është ironike që, sikur gjatë Mesjetës të mos ishin mbytur këto kafshë, atëherë nuk do të vinte deri te shumimi i popullsisë së minjve, dhe nuk do të vinte deri te paraqitja e mortajës.

Let’s block ads! (Why?)

Google search engine

3 COMMENTS