Shumë libra dhe filma fanta-shkencor janë munduar të tregojnë konceptin e universeve paralele. Ideja prapa tyre fillon me fjalët: “Çka nëse…”.

Çka nëse bota të cilën e njohim nuk është e vetmja që ekziston? Çka nëse ka universe të njëjta me universin tonë dhe që mund të ketë jetë? Çfarë nëse ata kanë një teknologji shumë më të avancuar se që mund ta imagjinojmë? Çka nëse ata tashmë e kanë gjetur planetin tonë?

Koncepti bazik i universeve paralele vjen nga teoritë fizike që fizikanët janë përpjekur t’i shpjegojnë për disa dekada. Koncepti i një bote që qëndron sipër botës tonë ishte propozuar nga Neil Turok dhe Paul Steinhardt. Ideja është se ka mundësi që në botën tonë të ekzistojnë shumë dimensione, transmeton Gazeta Express.

Brian Greene, një fizikan në Universitetin e Kolumbisë, i përshkruan universet paralele me këto fjalë: “Universi ynë është një nga pllakat potencialisht të shumta që lundrojnë në një hapësirë më të lartë dimensionale, ngjashëm si me një fetë buke që ka copa djathi brenda”.

Kjo ide ka qenë një shtyllë për fizikanët që janë përpjekur për ta shpjeguar gravitetin, mekanikën kuantike dhe aspektet e tjera të pakuptueshme të natyrës.

Për shembull, shpjegimi i Hugh Everett për disa botëra është një teori e pranuar në fizikë. “Megjithatë njerëzit duhet të jenë skeptik ndaj këtyre teorive, sepse nuk ka asnjë dëshmi që mbështet ekzistencën e tyre”, thotë Greene.

Everett, një fizikan i viteve të 50’a dhe 60’a, tha që “sa herë që një person matë diçka në universe, si kur i shikoni këpucët dhe e vini re se i keni zhytur ato, dy realitete të ndara dalin nga ajo”.

“Universi hapet dhe krijon shumë kopje të vetvetes”, tha Bill Poirier, një kimist kuantik dhe fizikan në Universitetin e Teknologjisë në Teksas. Ai thotë se këto rrugë të ndara nuk mund të bashkëveprojnë.

Kohët e fundit, Poirer përshkroi Teorinë e Shumë Botëve Bashkëvepruese, që ishte në kontrast me teorinë e tij të parë. Dallimi i parë është se botët “flasin” me njëra-tjetrën. Ai thotë se njerëzit mund të kenë një kopje të vetës në një botë alternative, por se i njëjti person nuk mund të ndahet në dy.

Gjithashtu, edhe pse botët bashkëveprojnë, nuk mund të ekzistojë kurrë ndonjë transport mes tyre. Sipas tij, universet janë shumë larg njëri-tjetrit, dhe kështu udhëtimi prej njërit tek tjetri nuk mund të ekzistojë kurrë.

Pavarësisht shumë teorive, nuk ka ndonjë dëshmi se universet paralele ekzistojnë. Por prapë se prapë, kjo nuk po i ndalon prodhuesit e filmave dhe teoricienët që të fantazojnë për to.

4 COMMENTS

Comments are closed.