Ndoshta po, por nuk ka siguri në lidhje me këtë. Me emrin e Homerit tregohet sot autori i poemave epike më të famshme të të gjitha kohëve: Iliada, që rrëfen ngjarjet e Luftës së Trojës, luftuar mes akejve dhe trojanëve, dhe Odisea, që rrëfen udhëtimin plot aventura të heroit grek, Uliksit për t’u rikthyer në Itakë, atdheun e tij. Filologët, historianët e gjuhëve dhe letërsisë së lashtë greke thoshin se poemat nuk janë frut i përpjekjeve të një autori të vetëm, por ishin një rishikim i mëvonshëm dhe regjistrim në formë të shkruar, por që për shekuj të tërë më përpara ishin përcjellë gojarisht. Po të jetë e vërtetë, Homeri duhet të jetë një figurë legjendare, apo më shumë, një rishikues i vonë i materialit epik që ekzistonte tashmë?

A kanë shkuar vërtetë kështu gjërat?

Diskutimi është ende i hapur: e vetmja siguri është që dy poemat janë arkaike dhe janë shkruar në shekullin VIII para Krishtit (Iliada rreth vitit 762 para Krishtit dhe Odisea rreth vitit 720 para Krishtit) në kolonat ioniane të Azisë së Vogël.

5 COMMENTS

Comments are closed.