Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp është kritikuar pasi ka thënë se edhe fëmijët muslimanë përbëjnë një “rrezik të sigurisë” në vend.

Zemërimi që pasoi nga ndalimi i hyrjes së qytetarëve të shtatë vendeve me shumicë muslimane arriti kulmin më herët këtë javë, pasi ka shkaktuar vështirësi për një djalë 1 vjeçar irakien, i cili ishte dërguar në SHBA për trajtim pas pësimit të djegieve të rënda në një kamp refugjatësh, njoftoi të mërkurën Time.

Prindërit e djalit kishin marrë viza për t’iu bashkuar bebes së tyre, Dilbreen, i cili është planifikuar për t’u operuar këtë javë. Megjithatë, lejet e tyre për të hyrë në SHBA janë revokuar pas urdhërit të Trampit.

“Pra, ata janë bllokuar në Irak,” tha Carrie Schuchardt, e cila punon në organizatën e shërbimeve sociale në Masacusets, Shtëpia e Paqes, ku familja Dilbreen do të qëndronte. “Fëmija është këtu. Nevoja për kirurgji është urgjente.”

Trampi është kritikuar si brenda dhe jashtë vendit që nga e premtja, kur ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv që ndaloi të gjitha pranimet e refugjatëve për katër muaj, që ndaloi gjithashtu refugjatët sirianë për një kohë të pacaktuar, si dhe i ndaloi vizitorët dhe emigrantët nga Irani, Libia, Iraku, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni nga hyrja në Amerikë për 90 ditë.

Shtëpia e Bardhë mbron ndalimin e iranianit 5-vjeçar

Më herët këtë javë, Shtëpia e Bardhë mbrojti ndalimin e një djali 5-vjeçar iranian, duke argumentuar se muslimanët janë një kërcënim, pavarësisht nga mosha e tyre.

“Të supozojmë se vetëm për shkak të moshës dhe gjinisë së dikujt, ata nuk paraqesin rrezik, do të ishte e gabuar,” tha Sekretari për Shtyp i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, gjatë konferencës së tij të përditshme të hënën.

Pas urdhërit, mijëra amerikanë organizuan demonstrata dhe u mblodhën në aeroporte në të gjithë vendin për të kundërshtuar ndalimin.

Katër shtete: Nju Jork, Masacusets, Virxhinia dhe Uashington kanë marrë rrugën ligjore të padisë ndaj Trampit.

Irani e ka kritikuar vendimin “fyes”, duke vënë së bashku një grup pune për t’iu përgjigjur lëvizjes në të njejtën mënyrë.

Edhe aleatja e ngushtë e Amerikës, Britania e Madhe, nuk mundi ta fshehë zhgënjimin e saj pas ndalimit, me Sekretarin Amber Rudd që ka thënë se ndalimi ka funksionuar në duart e Daeshit (ISIS) si një “mundësi propagande.” / Gazeta Impakt

Burimi: PT

4 COMMENTS

Comments are closed.