Një ditë më parë është arrestuar mësuesja e medresesë së Shkodres Emine Alushi, e cila akuzohet që propagandonte për ISIS sepse në një video e rregjistruar në vitin 2015 dëgjohet se Emine Alushi jep mendimin e saj në lidhje me ISIS, dhe Bin Ladenin.

Kjo ngjarje solli edhe reagimin e historianit Olsi Jazexhi si i pari personazh publik që mbrojti Emine Alushin, sepse sipas tij liria e mendimit dhe e fjalës së lirë nuk mund t’i mohohet askujt.

Por në të njëjtën linjë shprehet edhe profesori i Shkencave Sociale, Arlind Qori, ku në një status në facebook Qori shprehet se, mendimi i mësues futet tek e drejta e shprehjes së mendimit, dhe askush nuk mund të akuzohet për këtë gjë.

“Të thuash “ISIS-i është i mirë” – sado budallallëk qoftë – futet tek e drejta e shprehjes së mendimit. Trashëgimia më e mirë e liberalizmit qëndron pikërisht këtu: njeriu nuk mund të dënohet për vlerësimet e tij. Sigurisht mund të kritikohet, vihet në lojë, injorohet etj. Po këto punë kryhen në hapësirën e lirë të diskutimit publik, jo në qelitë e komisariateve. Ta shoqërosh vlerësimin në fjalë me fjalë të tjera të tipit “pra detyra juaj është të shkoni të luftoni me ISIS-in” dhe “e di unë se kë duhet të kontaktoni për të shkuar atje” është nxitje terrorizmi. Sot problem duhet të ishte fanatizmi dhe përgatitja e çalë e mësuesve apo shkelja e të drejtave të njeriut, jo frika nga terrorizmi, lere më hajvanllëqet me luftë qytetërimesh.”

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: epavarura.com/edhe-majtisti-arlind-qori-mbron-mesuesen-e-medreses-emine-alushi-nuk-mund-te-mohohet-e-drejta-e-mendimit/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More on on that Topic: epavarura.com/edhe-majtisti-arlind-qori-mbron-mesuesen-e-medreses-emine-alushi-nuk-mund-te-mohohet-e-drejta-e-mendimit/ […]

Comments are closed.