Zemërimet për marrëveshjen Sykes-Picot – me të cilën Britania dhe Franca ndanë zonat e interesit në rrënojat e Perandorisë Otomane – edhe një shekull më vonë është faktor i rëndësishëm për politikën e jashtme turke të presidentit Recep Tayyip Erdogan.

picot 2

Marrëveshja sekrete e 16 majit 1916 – në kulmin e Luftës së Parë Botërore – u nënshkrua nga diplomatët britanikë dhe francezë, Mark Sykes dhe Francois Picot. Ata caktuan kufijtë e zonave të tyre të interesit në Lindjen e Mesme, që atëherë ishte nën sundimin e Perandorisë Otomane. Kështu ata ndihmuar formësimin e kufijve të tashëm të Sirisë, Libanit, Irakut dhe Izraeli.

Pasi shqiptari Mustafa Kemal Ataturk e themeloi Republikën moderne turke, në vitin 1923, shteti ka hequr dorë nga imperializmi otoman dhe u përkushtua për të ndërtuar një shtet të fortë në kufijtë e sotëm të saj. Por, qëkur Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e Erdoganit erdhi në pushtet në vitin 2002, politika e jashtme është bërë ambicioze dhe synon të shtojë ndikimin e Turqisë në ish-territoret e sundimit otoman – që nga Bosnja e deri te Arabia Saudite, transmeton Telegrafi.

Udhëheqja turke që akuzohet për neo-otomanizëm, kurrë nuk ka fshehur përbuzjen për marrëveshjen e cekur më lartë, me çka thonë se u krijuan barriera artificiale ndërmjet vendeve myslimane dhe se Turqisë iu mohua ndikimi në rajon.

“E kemi kundërshtuar gjithmonë marrëveshjen Sykes-Picot, sepse ka ndarë rajonin dhe i tjetërsoi qytetet tona”, ka thënë në mars kryeministri Ahmet Davutoglu. “Vizatimi i kufijve që nuk kishte të bënte me realitetin, ka ndarë qytetet, lumenjtë, luginat dhe njerëzit”.

Ai tha se kryengritjet e Pranverës Arabe pamundësuan planet turke për krijimin e një zone të tregtisë së lirë me Sirinë, Libanin dhe Jordaninë, me çka do të anuloheshin disa nga efektet negative të marrëveshjes

“Tash, armiqtë e Turqisë janë duke punuar për të krijuar një marrëveshje të re Sykes-Picot, duke ndarë Sirinë dhe Irakun, e duke pasë sidomos kurdët në mendje”, theksoi Davutoglu.

Britania dhe Franca gjatë vitit 1915 dhe fillimit të vitit 1916, duke parashikuar rënien e Perandorisë Otomane, kanë negociuar fshehurazi ndarjen e territorit të saj në Lindjen e Mesme, me të cilën Londra ka marrë mandatin në Palestinë, në Jordani dhe në Irak, ndërsa Franca në Siri dhe në Liban.

Edhe pse më 1922 marrëveshje është modifikuar, ajo llogaritet si shkaktare e ndarjes së botës arabe. Ndaj, presidenti turk, Erdogan, shpesh ka folur kundër saj duke e cilësuar shkaktare të trazirave të Lindjen e Mesme, transmeton Telegrafi.

“Çdo konflikt në rajon është hartuar njëqind vjet më parë”, tha ai.

Ai sidomos kundërshtoi diplomatin britanik Thomas Edward Lawrence, i njohur si Lorenci i Arabisë, që udhëhoqi revoltën arabe kundër sundimtarëve otomanë gjatë Luftës së Parë Botërore, duke e quajtur “spiun anglez të fshehur në një arab”.

“Sykes-Picot, në retorikën e udhëheqjes aktuale turke është argument i mirë për të nxitur pakënaqësi ndaj ‘padrejtësive perëndimore dhe rivendosjen e fitores së vjedhur’”, thotë politologu Sezin Oney, nga Universiteti i Ankarasë. “Pushteti turk ata kufij i konsideron artificialë. Ata mendojnë se ato vodhën trashëgiminë historike turke”.

Një pjesë të ambicies së tyre post-imperaliste, Turqia e ka dëshmuar në luftën në Siri, duke kërkuar largimin e Bashar al-Assadit nga pushteti. Madje, ajo ka përdorur Ushtrinë edhe në konfliktin në Irak. Në shumë aspekte kjo ambicie iu kthye si bumerang, sepse Assadi është ende në pushtet, ndërsa Turqia u bë cak i sulmeve të terroristëve.

“Turqia donte ta shkelte Sirinë dhe Irakun në aspektin ekonomik e ushtarak, por rezultatet, sidomos në Siri, janë katastrofike”, shton Kan Oney.

Mbetet të shihet nëse largimi i papritur i Davutoglus nga posti i kryeministrit, i cili në shumë mënyra e formësoi politikës e jashtme turke, mund të ndryshojë diplomacinë e jashtme turke.

“Ekziston një mundësi e tillë, por mendoj se është e vogël”, thotë ish-ambasadori turk në Shtetet e Bashkuara, Faruk Logoglu. “Davutoglu ka krijuar një politikë të jashtme, por Erdogani e jepte aminin”. /Telegrafi/

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: epavarura.com/edhe-pas-100-viteve-turqine-e-nervozon-marreveshja-britaniko-franceze-per-ndarjen-e-perandorise-otomane/ […]

Comments are closed.