Duket se shumë shpejt ka mbaruar muaji i mjaltit mes mbretit të Arabisë Saudite dhe presidentit të Egjiptit dhe marrëdhëniet aktuale mes dy vendeve po karakterizohen nga sinjale të përditshme që vijnë era luftë.

Një ish diplomat arab thotë: “Më në fund, këto dy vende do të hyjnë në luftë.” Ish diplomati algjerian Muhamed Al Arabi Zejtun, në një shkrim të publikuar në faqen e tij në Tëiter trajton marrëdhëniet mes Egjiptit dhe Arabisë Saudite dhe duke shtruar pyetjen a do të sulmojë Egjipti Arabinë Saudite, shton:” Ata që paguan paratë e grusht shtetit të Al Sisit duhet t’a kuptojnë se ministri që kryen puc ndaj presidentit të tij ( Morsit), mund të godasë edhe atë që e bëri president (Arabinë Saudite).”

Kjo sarkazëm e Zejtun drejtohet ndaj qeverisë saudite që pagoi shpenzimet e grushtit të shtetit që solli në pushtet Abdulfetah Al Sisin. Tashmë duket se sauditët synojnë t’a dënojnë Al Sisin dhe t’a rrëzojnë nga pushteti dhe Muhamed Al Arabi Zejtun është i mendimit se se sauditët u bënë shumë seriozë në qëllimin e tyre kur përkrahësit e Al Sisit filluan të shajnë rëndë mbretin e Arabisë Saudite dhe e quajtën “tradhtar” dhe “i poshtër”. Duket se ditët e muajit të mjaltit mes mbretit Selman dhe Al Sisit nuk zgjatën shumë dhe tashmë nuk bëhet më fjalë për ndërtimin e urës mbi Detin e Kuq dhe për dorëzimin e dy ishujve egjiptianë Tiran dhe Senafir, Arabisë Saudite.

Nga ana tjetër, cdo ditë që kalon i shton edhe më shumë flakët e armiqësisë mes dy vendeve dhe sauditët nuk po munden t’a fshehin zemërimin e tyre nda përkrahjes së Al Sisit për qeveritë e Sirisë dhe Irakut. Sundimtarët sauditë janë të irrituar edhe me qëndrimin e Kajros ndaj krizës në Jemen si dhe në lidhje me marrëdhëniet e tendosura mes Egjiptit dhe Turqisë.

Sipas analistëve, kjo çarje e madhe në marrëdhëniet mes Egjiptit dhe Arabisë Saudite është kryesisht rezultat i lojës jashtë kornizave të sauditëve në rajon dhe të ndërhyrjeve të vazhdueshme të Arabisë Saudite në cështjet e rajonit që ua kanë sosur durimin të gjithëve. Tashmë, aleatët e Riadit qëndrojnë pranë tij vetëm nëse paguhen dhe kjo cështje është bërë shkak që analistët dhe diplomatët e rajonit të ndjejnë erën e luftës mes dy shteteve.

2 COMMENTS

Comments are closed.