Shkaku i rrëzimit të avionit të “EgyptAir” mbetet ende një mister për të gjithë dhe pistave të një avarie teknike, gabimi njerëzor apo sulmi terrorist u shtohet edhe një tjetër aspak e zakontë.

Dy pilotë turq deklaruan për mediat vendase se një orë para se të rrëzohej avioni i fluturimit MS804, panë një objekt të dyshimtë fluturues, i paidentifikueshëm.

Sipas tyre, bëhej fjalë për një objekt me drita jeshile që ‘i qethi’ në fluturim teksa po udhëtonin nga Bodrumi në Stamboll.

Sipas gazetës më të madhe turke, “Hurriyet”, dëshmia e pilotëve përforcohet nga audio e komunikimit të tyre me kullën e kontrollit.

“Një objekt i paidentifikuar me drita jeshile sapo kaloi rreth 700 metra larg nesh”, kanë raportuar pilotët për Kullën e Kontrollit.

Misteri i objektit që kanë parë pilotët turq thellohet nga deklarata e Autoritetit Shtetëror të Aeroporteve, që tha se në momentin e raportimit të objektit fluturues, asgjë nuk shfaqej në radarë.

Avioni i “EgyptAir” u rrëzua në ujërat e Egjeut pranë ishullit grek Karpathos. Në bordin e tij ndodheshin 66 persona.

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: epavarura.com/egypair-turqit-pame-nje-ufo-para-rrezimit-te-tij/ […]

Comments are closed.