Imazhi i elefantit afrikan nën qiellin xixëllues është një nga fotot më të njohura për World Press Photo Awards 2017. Ai që bëri foton është Bence Mate, i cili fitoi çmimin e tretë në kategorinë ‘Natyra.’

Kompeticioni ‘The World Press Photo Awards’ ka filluar të jepet që në vitin 1955. Këtë vit, juria dha shpërblime në tetë kategoritë 45 fotografëve nga 25 vende të ndryshme. Cmimin e parë e mori një imazh i vrasjes së ambasadorit të Rusisë në Turqi, Andrei Karlov. Fotografia u bë me 19 dhjetor 2016 në një galeri arti në Ankara nga fotografi Burhan Ozbilici.

Fituesit dhe finalistët do të kenë një turne ku do të shfaqin ekspozitën e tyre, e cila hapet në Amsterdam më 20 prill 2017.

1 COMMENT

Comments are closed.