Airbus dëshiron që të lëshojë në ajër një prototip të makinës fluturuese deri në fund të këtij viti, shkruan Mashable. Gjatë një konference mbi teknologjinë në Mynih javën e kaluar, CEO i Airbusit, Tom Enders parashtroi vizionin e gjigandit europian për mjete fluturuese duke përdorur teknologji të ngjashme me atë të makinave me vetëngarje. “100 vjet më parë, transporti urban shkoi nën tokë”, tha Enders. “Tani kemi teknologjinë për ta nxjerrë mbi tokë, në ajër”. Automjeti i vogël “do të ngrihet dhe ulet si një helikopter, por do të përfitojë prej eficencës së avionëve me krahë ndërkohë që është në fluturim”. Airbusi ka në plan të krijojë një prototip këtë vit, por nuk pret të ketë gati një model para vitit 2020.

6 COMMENTS

Comments are closed.