Nëse Ali Sonko nuk do është enëlarësi më i famshëm në botë, ai ndoshta tani mund të pretendojë për këtë titull.

Sonko tani është një nga partnerët në një nga restorantet kryesore në botë, Noma e që drejtohet nga një shqiptar.

Të premten e javës së kaluar, restoranti Noma kishte ditën e tij të fundit në një lagje të Kopenhagës ku ishte vendosur qysh nga themelimi i tij, në vitin 2003.

Të shtunën, kreu kuzhinieri dhe pronari me prejardhje shqiptare Rene Rexhepi organizoi një festë për familjarët dhe miqtë ku edhe prezantoi planin se si do të duket restoranti i ri që planifikohet të hapet më 1 dhjetor.

Image
Rexhepi gjatë fjalimit të tij ka bërë të ditur se Noma ka vendosur që një pjesë të restorantit të ja dedikojë punëtorëve, transmeton Klan Kosova.

“Është një projekt i ri, fantastik por a do të ja vlente krejt kjo punë pa punëtorët tanë të vyeshëm. Ata janë zemra dhe shpirti i Noma-s”, ka thënë Rexhepi kur edhe ka bërë të ditur se Ali do të jetë një nga partnerët e ri të restorantit me famë botërore.

“Besoj se njerëzit nuk e dinë se çfarë do të thotë të kesh një punëtor si Ali. Ai është gjithmonë i buzëqeshur, pavarësisht halleve që ka me 12 fëmijët e tij. Madje, edhe një fakt interesant është se edhe babai im është quajtur Ali dhe ai ka punuar poashtu si enëlarës kur ka ardhur për herë të parë në Danimarkë”, ka vazhduar tutje kuzhinieri i njohur botëror me prejardhje shqiptare.

Image
62 vjeçari Ali është bërë i famshëm në vitin 2010 kur restoranti Noma kishte marrë titullin si restoranti më i mirë në botë, transmeton Klan Kosova.

Ai duhej të ishte në skenë bashkë me shumë kuzhinierë të tjerë, por një gjë e tillë nuk ishte e mundur, pasi ai nuk kishte mundur të udhëtonte pa viza.

Ndoshta nga gëzimi, të gjithë e kishin harruar këtë fakt. Ali që ka prejardhje nga Gambia nuk mund të udhëtonte pa viza, edhepse ishte banues në Danimarkë për 34 vjet.

Andaj, të gjithë nga restoranti Noma që ishin në këtë ceremoni e që priheshin nga Rene Rexhepi dolën në skenë, duke pasur të veshur një bluzë me portretin e Ali.klankosova.tv.

The post Enëlarësi bëhet bashkëpronar në restorantin e shqiptarit Rene Rexhepi appeared first on Kuriozitete.

10 COMMENTS