Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në vlerësimin që i bëri ndalimit dhe arrestimit të deputetëve të Partisë Demokratike të Popujve (HDP) tha: “Qëllimi i këtyre të pagdhendurve, të cilët përmes imunitetit sfidojnë, madje ofendojnë Parlamentin, shtetin, kombin, gjyqësorin, është ta vendosin Turqinë në një situatë të vështirë në arenën ndërkombëtare. Por unë po e shpreh qartë: Unë nuk kam as frikën, shqetësimin më të vogël për këto lloj sulmesh (kritikash) ndërkombëtare. Parësore për mua është popullim im”.

Në fjalën që mbajti në ceremoninë e organizuar në Universitetin e Shkencave Shëndetësore në Yskydar (Üsküdar) të Stambollit me rastin e dhënies së titullit “Doktor Nderi” dhe përurimin e spitalit “Academic”, Presidenti Erdoan tha se për shkak të ngjarjeve që ka përjetuar këto 3 vitet e fundit, Turqia e ka ndryshuar këndvështrimin e saj ndaj zhvillimeve dhe sot është një vend që ka vizatuar një rrugë të re për veten e saj.

Këtej e tutje për ne nuk ekziston më një kriter i tillë “se çfarë do të thotë vallë ky apo ai”. Për ne kriter tashmë është të bëjmë atë që duhet bërë për përjetësinë e vendit dhe të popullit tonë, u shpreh kreu i shtetit turk.

Presidenti Erdoan reagoi edhe ndaj kritikave që vijnë nga Evropa. “Po të shikojmë akuzat që rëndojnë mbi deputetët e partisë në fjalë, të cilët ishin thirrur për t’u marrë në pyetje, gjen çdo gjë, duke filluar që nga transportimi i armëve për organizatën terroriste, transportimi i terroristëve, e deri në deklarimin hapur se e kanë mbështetur shpinën në organizatën terroriste. Asnjë prej thirrjeve për të deponuar në lidhje me këto veprime nuk ka të bëjë me mandatin e tyre të deputetit, me detyrën dhe statusin e deputetit. Në qoftë se ju veproni si terrorist dhe jo si deputet, atëherë është e natyrshme që do të trajtoheni si terrorist”, tha Erdoan, i cili në fjalën e tij vuri theksin edhe në supermacinë e ligjit.

“Ajo që bëjmë ne është ti ofrojmë gjyqësorit mbështetjen e nevojshme për ta kryer detyrën ashtu siç duhet. Kurse veprimet e tjera janë në kompetencën e organeve të drejtësisë dhe policisë. Personalisht unë i vlerësoj si veprime me vend ushtrimin e këtyre kompetencave. Ne kemi përgjegjësi për ta bërë Turqinë një vend, ku askush nuk e gëzon privilegjin të kryejë krime, ku asnjë organizatë terroriste të mos jetë aktive qoftë kjo në mënyrë të drejtpërdrejtë, apo të tërthortë”, tha Erdoan.

1 COMMENT

Comments are closed.