Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbajtur sot një fjalim në një ceremoni të zhvilluar në qytetin Tekirdağ, me rastin e inaugurimit të disa projekteve, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke vënë në dukje se më parë “nuk mund të luftonin kundër terrorizmit pa marrë leje nga dikush tjetër”, Erdoğan tha: “Por, sot kemi një Turqi e cila pa marrë lejen e askujt mund të zhvillojë operacione antiterror nga mali Xhudi, deri në Jerabulus, nga Gabari deri në Al-Bab, pa patur nevojën të marrë leje nga askush”.

Duke vënë në dukje se bota është në një proces të madh ndryshimi, ai shtoi se “nëse do të na ikë nga duart ky proces ndryshimi, të paktën humbim gjysmë shekulli”.

“Nuk mund të marr një përgjegjësi të tillë. Për këtë arsye kutitë që do të ngrihen më 16 prill janë shumë të rëndësishme. 16 prilli është zgjerimi dhe lehtësimi i rrugës për një Turqi më të fortë dhe një Turqi lider”, ka thënë ai.

The post Erdogan: Dikur nuk mund të luftonim pa leje, por kjo kohë ka kaluar appeared first on Telegrafi.