Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të premten se sulmet terroriste të kohëve të fundit kanë si qëllim të dëmtojnë stabilitetin dhe klimën e besimit në vend.

“Vini re! Sulmet në rritje të viteve të fundit synojnë gjithnjë të minojnë stabilitetin dhe klimën e besimit. Ne nuk jemi bërë dhe s’do të bëhemi kurrë pre e lojërave të atyre, që kërkojnë ta largojnë vëmendjen dhe energjinë e Turqisë nga zhvillimi dhe investimet për ta ngujuar atë në agjenda shterpe, në shqetësime lidhur me sigurinë dhe në paqartësi; madje dhe i kemi deshifruar këto lojëra”, tha Presidenti Erdogan.

Kreu i shtetit turk mbajti një fjalim në ceremoninë e vënies në shërbim të Njësisë Lundruese të Depozitimit dhe Rigazifikimit (FSRU), si dhe të kapacitetit shtesë të Terminalit LNG të kompanisë Egegaz, në Portin Etki të nënprefekturës Aliaga të Izmirit.

Të jeni të bindur – siguroi ai – se kombi dhe populli turk, i cili rrezikoi jetën më 15 korrik për t’u dalë zot pavarësisë dhe të ardhmes së këtij vendi, po ashtu do t’u dalë për zot të gjithë atyre, që përpiqen dhe rrezikojnë për të ndërtuar të ardhmen e Turqisë.

“Kur një bombë godet Kilisin, ankohen se ku është qeveria dhe shteti. Ndërsa kur u mësyjmë atyre, që bombarduan Kilisin, këtë herë thonë: ‘Vallë neve na mbeti të shpëtojmë botën?’ Sa naivë janë këta njerëz. Natyrisht që do të shkojmë. Ne nuk folëm kot që në fillim për ‘një zonë të sigurt pa prani terroriste’. Bëmë durim, por nuk na kuptuan. Atëherë vendosëm që terrorizmin ta luftojmë jo vetëm në vendin tonë, por edhe atje ku ndodhet. Tani qyteti Al-Bab është pranë çlirimit dhe Forcat e Armatosura të Turqisë, bashkë me Ushtrinë e Lirë Siriane, janë shumë pranë këtij qëllimi”, u shpreh ndër të tjera Presidenti Erdogan.

2 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 3338 additional Info to that Topic: epavarura.com/erdogan-kemi-deshifruar-lojerat-qe-synojne-destabilizimin-e-turqise/ […]

Comments are closed.