Presidenti i Turqisë, ka krahasuar zyrtarët gjermanë me nazistët, në përshkallëzimin e fundit të një lufte fjalësh.

Recep Tayyip Erdogan, ka goditur autoritetet gjermane pas anulimit të mitingjeve të planifikuara për të bindur votuesit e etnisë turke në Gjermani përpara mbajtjes së referendumit.

“Praktikat tuaja nuk dallojnë nga praktikat naziste të së kaluarës”, ka thënë Erdogan, shkruan BBC.

Rreth 1.4 milion turq në Gjermani mund të votojnë në referendumin e prillit, i cili mund t’i japë Erdoganit fuqi të re gjithëpërfshirëse. Votuesit do të pyeten nëse ata mbështesin një kushtetutë të re, e cila do të transformojë vendin nga një republikë parlamentare në atë presidenciale, transmeton KosovaPress.

Kjo do t’i japë Erdoganit si president, kompetenca të reja mbi buxhetin, emërimin e ministrave dhe gjyqtarëve, si dhe fuqinë për shkarkimin e Parlamentit.

The post Erdogan krahason zyrtarët gjermanë me nazistët appeared first on Telegrafi.

12 COMMENTS