Pasuesit e Erdoganit në Ballkan po sulmojnë sistemin arsimor të Gulenit, duke u pëprjekur ti aftyurojnë atij grushtin e shtetit.

Një grup i ish nxënësve të kolegjit Jahja Kemal në Maqedoni, kanë protestuar para objektit të këtij institucioni arsimor me grisjen e diplomave të tyre.

Një prej nxnësve të këtij kolegji, Muhamed Tahiri u bëri apel gjithë prindërve që të mos i regjistrojnë fëmijët e tyre në këtë kolegj, që të mos e bëjnë gabimin e njëjtë që e kanë bërë ata.

“Si pasojë e ngjarjeve të mbrëmshme të organizuara nga grupi terrorist i Fetullah Gylenit, në territorin e Republikës së Turqisë, ne sot shprehim shqetësimin tonë të thellë ndaj këtij institucioni arsimor i cili është i dirigjuar po nga ky grupacion.”

“Fjala e fundit që ne duam tua përcjellim qytetarëve tanë është kjo. Ne dje gabuam, ju nesër mos gaboni. Andaj sot revoltën tonë do ta shprehim me grisjen e diplomave tona”, deklaroi Muhamed Tahiri, ish nxënës i kolegjit ” Jahja Kemal”.

Kjo është shenja e parë e revanshit të Erdgan në Ballkan, dhe që mund të kthehet në problem të ri mes tij dhe shteteve ku është shtrirë sistemi arsimor I Gulenit, një prje të cilëve është dhe Shqipëria.

3 COMMENTS

Comments are closed.