Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u shpreh sot kritik për arsye se asnjë lider evropian nuk ka vizituar vendin e tij pas tentativës për grusht shteti.

“Bëhet fjalë për një strukturë kriminale, disi e ngjashme me lozhën P2 në Itali”, deklaroi kreu i shtetit turk duke e krahasuar organizatën terroriste guleniste (FETO) me lozhën e errët masonike, “Propaganda Dy”, që deri në vitin 1982 kishte marrë nën kontroll pikat kyçe të shtetit italian dhe vazhdon sot e kësaj dite të akuzohet për shumë krime ende të pazbuluara.

Në një intervistë ekskluzive për kanalin informativ, “RaiNews24”, pjesë e televizionit shtetëror italian, Presidenti Erdogan bëri me dije se rreziku vazhdon pavarësisht sprapsjes së tentativës për grusht shteti.

“Vendi im u bë skenë e një tentative për grusht shteti. Perëndimi është me demokracinë apo me grushtin e shtetit? Kur dëgjoj deklaratat e bëra, mendoj se këta simpatizojnë puçin ushtarak”, tha lideri turk.

Sakaq, Erdogan reagoi fuqishëm ndaj fjalëve kritike të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, për masat e implementuara nga Turqia pas tentativës së dështuar për grusht shteti.

“Ju pyes: Cili do të ishte reagimi nëse bombardohej Parlamenti i Italisë? Si një italiane, vallë a ky do të ishte qëndrimi i Mogherinit? Ajo çka realisht më shqetëson është mënyra sesi do të vijojë procesi (me BE-në) këtej e tutje”, vuri në pah ai.

Mogherini – shtoi presidenti turk – nuk duhej të fliste nga jashtë, por, në vend që të prononcohej, duhej mbi të gjitha të ngrihej e të vinte këtu, në Turqi.

“Në Paris bëhen sulme terroriste, vdesin 5-10 persona dhe të gjithë shkojnë atje. Në Turqi bëhet tentativë për grusht shteti kundër demokracisë. Kemi 238 martirë, por askush nga Evropa nuk erdhi këtu”, nënvizoi ai.

Erdogan tërhoqi vëmendjen se rreziku në Turqi vazhdon pavarësisht mposhtjes së tentativës tradhtare të 15 korrikut.

Kreu i shtetit turk u ndal gjithashtu mbi krizën e emigrantëve duke siguruar se “Marrëveshja e Ripranimit do të marrë fund në rast se nuk liberalizohen vizat për qytetarët turq”.

Ndërsa në përgjigje të një pyetjeje mbi mundësinë e rivendosjes së dënimit me vdekje në Turqi, Erdogan theksoi se këtë gjë e kërkon 57% e popullit turk dhe “askush nuk mund të thotë kurrgjë nëse një ligj i tillë miratohet nga Kuvendi”.

10 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: epavarura.com/erdogan-per-rai-organizata-terroriste-guleniste-si-lozha-masonike-p2/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More Information here on that Topic: epavarura.com/erdogan-per-rai-organizata-terroriste-guleniste-si-lozha-masonike-p2/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More Information here on that Topic: epavarura.com/erdogan-per-rai-organizata-terroriste-guleniste-si-lozha-masonike-p2/ […]

Comments are closed.