Presidenti i Turqisë, ka kërkuar që Ankaraja dhe Moska në shkëmbimet e tyre tregtare të përdorin lirën turke dhe rublën ruse.

Rexhep Taip Erdogan, tha se në një bisedë telefonike që ka pasur me Vladimir Putin presidentin e Rusisë, është diskutuar për përdorimin e monedhave të të dy vendeve nga ana e tregtarëve rusë dhe ata turq. Në këtë mënyrë Rusia do të paguajë me lira turke mallrat që blen nga Turqia, ndërsa Turqia do të paguajë me rubla ruse mallrat që blen nga Rusia. Erdogan vuri në dukje se i njëjti propozim i është dhënë edhe Kinës, e cila është mirëpritur nga Pekini. Ndërkohë shtetasve turq, presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan u ka kërkuar që depozitat në valutë t’i kthejnë në lira turke ose në flori.

Erdogan: Turqia dhe Rusia të përdorin lirën dhe rublën në shkëmbimet tregtare

10 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 37998 more Information on that Topic: epavarura.com/erdogan-shpall-lufte-dollarit-rusia-dhe-kina-e-mbeshtesin/ […]

Comments are closed.