Presidenti Recep Tayyip Erdogan u bëri thirrje të premten qytetarëve turq që të këmbejnë valutat e tyre në flori ose lira turke.

Kreu i shtetit mbajti një fjalim në ceremoninë e përurimit të qendrës tregtare të makinave, “Otonomi”, në Ankara.

“Qytetarët, që kanë valutë në shtëpitë e tyre, të vijnë dhe t’i këmbejnë ato me flori ose lira turke. Le të vlerësohet kështu floriri dhe lira turke, e jo monedhat e huaja”, deklaroi ai.

Erdogan u ndal veçanërisht mbi dallgëzimin e kohëve të fundit në kursin e këmbimit valutor.

“Mos u shqetësoni aspak, do ta prishim edhe këtë lojë brenda një kohe të shkurtër. Të njëjtën gjë e kanë bërë edhe më parë, në vitet 2007-2008. Asokohe thash që ‘do të kalojë tangjent’. Edhe sot them të njëjtën gjë: Do të kalojë tangjent”, u shpreh lideri turk.

Ai shtoi gjithashtu se nuk ka rrugëzgjidhje tjetër veçse uljes së normave të interesit.

“Le të hedhim një shikim nëpër botë. Vallë a janë të larta normat e interesit në Amerikë, Japoni apo Evropë? Përse tek ne interesi vjetor lëviz rreth 14, 15, apo 16 për qind kur në këto vende është kaq i ulët? Investitorëve do t’ua hapim rrugën përmes normave të ulëta të interesit. Normat e larta të interesit pasurojnë vetëm sektorin financiar. Këtë gjë e them njëherësh edhe për bankat publike”, këshilloi Presidenti Erdogan.

Kujtojmë se për këtë arsye skuadrat e vdekjes së ish Presidentit Bush dhe sekretares Klinton vranë Saddam Hussein dhe Muammar Gaddafin.

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 1850 additional Info to that Topic: epavarura.com/erdogan-si-sadami-dhe-gadafi-fton-qytetaret-qe-te-kembejne-valutat-flori-ta-vrasin-edhe-ate/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you can find 38724 additional Info on that Topic: epavarura.com/erdogan-si-sadami-dhe-gadafi-fton-qytetaret-qe-te-kembejne-valutat-flori-ta-vrasin-edhe-ate/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: epavarura.com/erdogan-si-sadami-dhe-gadafi-fton-qytetaret-qe-te-kembejne-valutat-flori-ta-vrasin-edhe-ate/ […]

Comments are closed.