Erdogan: Unë jam Presidenti, njerëzit të dalin në rrugë

7
62

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në një lidhje direkte me ÇN turk, ka thënës e ai vazhdon të jetë në krye të vendit, ndërsa ka ftuar njerëzit që të dalin në rrugë.
“Presidenti dhe qeveria e Turqisë të cilët janë zgjedhur në mënyrë demokratike vazhdojnë të jenë në krye të vendit. Ne nuk do të tolerojmë përpjekje që duan të minojnë demokracinë tonë”, u shpreh ai.
Ai ka thënë se përgjegjësit e këtij grusht shteti janë një fraksion brenda ushtrisë të cilët nuk janë të autorizuar nga zinxhiri komandues.
“Është një grup në ushtri i cili nuk është i autorizuar nga zinxhiri komandues. Ne i kërkojmë botës që të solidarizohet me Turqinë”, deklaroi Erdogan. Po ashtu, Presidenti ka deklaruar se është në gjendje të mirë, bashkë edhe me anëtarët e tjerë të partisë.

Lufta për pushtet në Turqi nuk zhvillohet vetëm në Ankara, por edhe në qytete të tjera kryesore si Stambolli. Raportohet se tanket e ushtrisë janë përpjekur që të hyjnë në aeroportin Ataturk. Sipas raportimeve ata janë detyruar që të tërhiqen pasi turma njerëzish kanë dalë përballë tyre dhe u kanë kërkuar që të largohen, gjithashtu media të ndryshme shtojnë ka të shtëna edhe në Stamboll.
Më herët presidenti turk, Erdogan, në një lidhje direkte me ÇN turk, ka thënës e ai vazhdon të jetë në krye të vendit, ndërsa ka ftuar njerëzit që të dalin në rrugë. “Presidenti dhe qeveria e Turqisë të cilët janë zgjedhur në mënyrë demokratike vazhdojnë të jenë në krye të vendit. Ne nuk do të tolerojmë përpjekje që duan të minojnë demokracinë tonë”, u shpreh ai.

Google search engine

7 COMMENTS

Comments are closed.