Revista satirike shekullare turke është mbyllur për një karikaturë. Dhe në mënyrë të “papritur” shkak është bërë profeti kryesor i izraelitëve, Moisiu që ishte subjekt i saj. Ajencia e lajmeve Agence France –Presse njofton se reveista është më e suksesshmja në zhanrin e vet në Turqi, por kjo nuk e ka ndaluar Ankaranë e drejtuar me dorë të hekurt nga Reçep Tayyip Erdogan dhe Islami i tij politik që të urdhërojë mbylljen. Në karikaturë shfaqet Moisiu me mjekër duke udhëhequr popullin e vet jashtë Egjiptit dhe duke përdorur mallkime vulgare. Botuesit janë shprehur se ata nuk kanë qenë dakord me karikaturën dhe se kanë pushuar nga puna të gjithë stafin. Kariktaura ka marrë kritika nga hebrejtë dhe myslimanët, pasi siç dihet Moisiu është profet edhe në besimin islam. Ibrahim Kalin, zëdhënësi i Erdogan shkruajti në tëitter se “kariktaura nuk ka fare të bëjë me lirinë e shprehjes apo humorin. Kjo është imorale dhe një krim urrejtjeje.

Ndërkohë që kryeredaktori I të përjavshmes “Shalom”, që botohet në Stamboll, Ivo Molinas, e cilësoi aktin si një turp dhe mungesë respekti.

Duket se normat fetare po implikojnë në kanonizimin e një rregulli të ri për lirinë e shprehjes aty ku mbarojnë kufijtë e Perëndimit si qytetërim, duke na kujtuar se ai kod lirie që mendohej se do të përhapej ngado, në fakt po rrethohet me vlera dhe norma të tjera.

http://forward.com/culture/363550/a-turkish-magazine-was-just-shut-down-…

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: epavarura.com/erdogan-urdheron-mbylljen-e-nje-reviste-satirike-pas-publikimit-te-karikatures-se-moisiut/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More here to that Topic: epavarura.com/erdogan-urdheron-mbylljen-e-nje-reviste-satirike-pas-publikimit-te-karikatures-se-moisiut/ […]

Comments are closed.