Nga Aulon Kalaja

Nostalgjia e Erion Veliaj per t’iu rikthyer shoqerise civile, kulmoi sot me protesten qe ai organizoi perballe Gjykates Administrative te Apelit, Tirane.

Fort e habitshme se si nje Kryebashkiak kryeqyteti, organizon protester ndaj nje gjykate, ose ndaj nje vendimi ende te padhene.

Por kesaj radhe ai nuk doli me aktiviste, por me administraten e bashkise, me nxenes dhe drejtore shkollash.
Une dua t’i them Erion Veliaj, se meqe vjen nga radhet e shoqerise civile dhe ke qene ne “lufte” me qeverite:
A nuk te erdhi turp ty sot, kur njerezit e tu arrestuan disa aktiviste qe ishin prezent ne protesten tuaj dhe pervec mos-ndertimit te pallatit tek diga, kerkuan qe te mos hidhej beton ne parkun e liqenit, ku ju keni prere peme dhe keni derdhur 100 betoniere dhe keni plane te tjera qe i dini vetem ju.

A kishit ndjeshmerine ndaj ketyre aktivisteve, kur ju drejtove me fjalet “debojini se ata kane ardhur per anti-proteste, ata jane te PD, ulini pankartat” dhe njerezit e tu u sulen mbi ta dhe i sistemuan ne fugonat e policise dhe i derguan ne Komisariatin numer 3.

Erion Veliaj me ty asnje pushtet nuk eshte sjelle keshtu kur ti organizoje protesta, por ti me shpuren tende po e trajtoni si mos me keq kete aktivizem te mbetur.

Sepse ju vete me nje projekt ogurzi e shkaterruat shoqerine civile, ju e percudnuat aktivizmin qytetar, ju po krijoni “policimin” e shoqerise civile, ju e keni blere shoqerine civile dhe i perdorni ato si marioneta, ju me qellim organizoni protesta te dobeta per t’i treguar shqiptareve se ja si eshte katandisur aktivizmi ne Shqiperi dhe si pasoje e mos-reagimit masiv dhe te fuqishem ju te fitoni pandershmerisht “te drejte”.

Ti Erion Veliaj, je maske dhe sado te te cjeresh masken, ti vendos nje tjeter, sa te heq tjetren, ti ke nje pafundesi maskash!

Sepse ti Erion Veliaj, ke mbaruar shkollen e “Shejtanit” dhe kjo eshte e tepert per shqiptaret…

3 COMMENTS

Comments are closed.