Nëse ju pëlqen ideja e të qënit i dashur nga miqtë tuaj, ky mund të jetë momenti për të ndaluar leximin. Në një studim të publikuar në revistën “PLOS ONE” në mars të këtij viti, vetëm 53 përqind e miqësive të pjesëmarrësve në studim qenë reciproke. A do të thotë kjo se pothuajse gjysma e njerëzve që ju i quani miq nuk ju pëlqejnë? Jo tërësisht.

Studimi u kërkoi pjesëmarrësve të vlerësonin njerëzit në një shkallë nga 0 në 5, ku zero do të thotë se nuk e njihni personin tjetër, dhe 5 nënkupton që personi është një mik i mirë. Rezultati

3 ishte numri minimal i kërkuar për t’u marrë parasysh marrëdhënia e miqësisë. Pasi një pjesëmarrës shënonte një person në këtë shkallë, ata gjithashtu shkruanin atë që mendonin mbi atë se çfarë kishte shënuar personi tjetër mbi ta.

Në 93 përqind të rasteve, personi parashikoi se ata do të merrnin të njëjtin rezultat nga dikush që e kishin vlerësuar më herët. Në vetëm 53 përqind të rasteve qenë miqësi me një shkallë 3 ose më lartë në të dy anët. Sipas autorëve të studimit, “këto rezultate sugjerojnë një paaftësi të thellë të njerëzve për të perceptuar reciprocitetin e miqësisë, ndoshta sepse mundësia e miqësisë jo-reciproke sfidon vetëimazhin e e dikujt”.

Sa miq mund të ketë një person?

Antropologu Robin Danbar propozoi numrin Danbar në vitet 1990. Ai kishte për qëllim të përfshinte ata me të cilët një person duhet të mbajë një marrëdhënie sociale, dhe përjashton të gjithë ata që ka ndërprerë kontaktet ose janë miq që të lënë në baltë. Teorikisht, truri i njeriut nuk duket të jetë i paaftë të kujtojë dhe kategorizojë më tepër se 200 njerëz, për shkak të aftësisë së kufizuar të përpunimit të neokorteksit.

16 COMMENTS

Comments are closed.