Manjati republikan dhe mbështetësi i vijës së ashpër sioniste, Sheldo Adlelson, thotë se Donald Trump mund të jetë politikisht i mençur, por mbështetësi i vërtetë i sionizmit dhe Izraelit do të ishte Hillary Clinton.

Myles Hoeing, kandidat i Partisë së Gjelbër për Kongres, i beri këto komente në një intervistë telefonike të premten me kanalin televiziv iranian Press TV, pas nominimit të Trump për kandidat presidencial. Në një editorial të Uashington Post, Adelson ka shkruar se Trump ilustron frymën amerikane të vendosmërisë dhe kryen angazhime për të realizuar biznes”.

Pronari i kazinove i cili së bashku me gruan e tij kishte shpenzuar gati 100 milionë dollarë në fushatën presidenciale në vitin 2012, kishte shprehur më parë mbështetje për Trump, por tani ‘fuqishëm inkurajon; këta të cilët akoma qëndrojnë në gardhë të miliarderit përçarës të bëjnë të njëjtën gjë. Adelson, një çifut sionist, ka thënë se çështja e tij më e rëndësishme kur konsideron se cilët kandidatë të mbështesë në zgjedhjet amerikane është “siguria e Izraelit”.

“Pranimi i Trump nga Sheldon Adelson është një befasi dhe mbetet të shihet se si republikanët do të mbrojnë dhe mbështesin planin e tij për të arritur ën Shtëpinë e Bardhë”, tha Hoeing. Gjatë gjithë këtyre zgjedhjeve ka ekzistuar një dualizëm dhe asgjë nuk ka shkuar si është planifikuar. Një nga arsyet kryesore që Adelson e mbështet Turmp është mbështetja e tij me vendosmëri për Izraelin, por nuk od të thotë se këtë e bën më shumë se Adelson. Trump në të kaluarën kishte bërë disa deklarata që do të ishin shqetësuese për Izraelin nëse vjen në krye të SHBA.

Ne kemi parë deklaratat e Trump që ndryshojnë ngjarjet publike”, tha ai. “Lidershipi republikan gjithmonë kanë qenë shumë pro-izraelit, por kështu janë edhe demokratët. Pothuajse të gjithë anëtarët e Kongresit, nga të dyja palët, e kanë mbështetur Izraelin në çdo gjë që bën ai. Disa mund të kundërshtojnë ndërtimin e vendbanimeve, të tillët si Bernie Sanders, por këta vetëm flasin dhe nuk bëjnë asgjë për ta ndaluar atë”, deklaroi Hoeing.

“Nga të tre kandidatët kryesorë, Trump, Bernie Sanders dhe Hillary Clinton, Clinton është më e zëshme në përkrahjen e saj për Izraelin dhe më aktive në veprimet e saj”, tha ky analist politik. “Pavarësisht se kush zgjidhet, politika amerikane ndaj Izraelit nuk ka gjasa të ndryshojë”, tha Hoenig në fjalën e tij përmbyllëse.

4 COMMENTS

Comments are closed.