Alexander Dugin

Këtë javë, një delegacion shumë i rëndësishëm nga Turqia vizitoi Moskën. Grupi përbëhej nga anëtarë të parlamentit turk dhe përfaqësues të partisë në pushtet, biznese të mëdha dhe organizata joqeveritare. Në krye të delegacionit ishte kushëriri i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, Mehmet Mutlu, një nga figurat më me ndikim në Turqinë moderne. Nga pikëpamja e simbolizmit diplomatik, pjesa më e rëndësishme e këtij udhëtimi është vizita e delegacionit në Krime, e cila filloi më 23 nëntor.

Ne e kemi parë Krimenë ruse të vizitohet nga shumë politikanë evropianë, përfshirë edhe italianët me Matteo Salvinin e Ligës së Veriut, francezët me Frontin Nacional të Marine Le Penit dhe Partinë Republikane, deputetët nga partia Alternativa për Gjermaninë, dhe shumë të tjerë. Politikanët konservatorë evropianë nuk kanë asnjë dyshim: Krimea është pjesë e Rusisë. Ky është një lloj konsensusi. Në fakt, përveç politikanëve të krahut të djathtë, ky pozicion është ndarë gjithashtu edhe nga politikanët e majtë, të tillë si e patrembura Sahra Wagenknecht nga Die Linke e Gjermanisë dhe politikanët italianë nga partia e Pesë Yjeve.

Por vizita e Krimesë ruse nga delegacioni i nivelit të lartë turk është tashmë një fazë krejtësisht e re. Edhe një herë, kemi të bëjmë me një delegacion që përfshin partinë qeverisëse të Turqisë dhe shokun më të ngushtë dhe të afërmin e Erdoganit. Në thelb, ky është një hap vendimtar drejt njohjes së Ankarasë me riunifikimin e Krimesë me Rusinë. Thuhet se kjo po ndodh sinkron me deklaratat e Erdoganit se Turqia e ka pezulluar procesin e integrimit në Evropë – ku, meqë ra fjala, askush nuk është duke pritur për Turqinë, as nuk do ta pranojë atë – dhe Turqia po riorientohet drejt Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

Erdogani është i vendosur për të ndryshuar kursin Atlantik të vendit, për një kurs të Euroazisë. Pasi trembi përpjekjen për grusht shteti të gylenistëve, ky përcaktim është bërë edhe më i fortë. Kthesa amerikane e goditi Erdoganin me thikë pas shpine. Me ardhjen e Trumpit, i cili është shumë kritik ndaj Ankarasë, situata nuk është bërë më e sigurt. Prandaj, Erdogani është duke zgjedhur në mënyrë të qartë afrimin me ne, dhe kjo tashmë është e pakthyeshme. Një simbol i këtij përcaktimi është vizita e turqve në Krime. Në Krimenë ruse.

Ne pamë se si forcat e Perëndimit që filluan një grusht shteti në Maidan në vitin 2014, dhe nisën një luftë të përgjakshme civile në Ukrainë, u përpoqën të luanin kartën e tatarëve të Krimesë në favor të tyre. Ky trend provokativ, ekstremist, nacionalist, vehabist ka ardhur në jetë i mishëruar nga Mustafa Dzhemilievi. Objektivi i Kievit, dhe Perëndimit (ose më mirë, i moçalit Globalist perëndimor) që qëndron pas tij, ishte mobilizimi i tatarëve të Krimesë kundër Rusisë. Por, vetë tatarët e Krimesë nuk iu dhanë këtij provokimi. Përveç kësaj, Moska pothuajse menjëherë bëri atë që Kievi nuk e ka bërë për më shumë se 20 vite: njohu të drejtat e tatarëve të Krimesë.

Shumica e tatarëve të Krimesë jetojnë në Turqi, dhe janë integruar thellë dhe në mënyrë organike në shoqërinë turke. Prandaj, edhe pas dhënies së besnikërisë së tatarëve ndaj Moskës, pas ribashkimit të Krimesë me Rusinë, faktori Turk mbetet jashtëzakonisht i rëndësishëm. Edhe pse Presidenti turk Erdogan nuk ka folur kundër bashkimit të Rusisë me Krimenë, ai kurrë nuk e ka sqaruar qëndrimin e tij ndaj Krimesë ose tatarëve të Krimesë.

Dhe tani, para syve tanë, po ndodh kjo vizitë, e cila është historike në çdo kuptim të fjalës. Qëllimi i vizitës është krijimi i marrëdhënieve aktive dhe intensive, sociale dhe tregtare, midis Republikës Turke dhe Krimesë ruse. Kjo i thotë të gjitha. Është e qartë se Ankaraja ka vendosur kompozimin e këtij delegacioni, vetëm pasi i ka peshuar mirë të gjitha pasojat. Vetë vizita u bë e mundur në kushtet e dakordësisë për statusin e Krimesë dhe për të ardhmen e njohjes së saj zyrtare.

Thuhet se një nga udhëheqësit e delegacionit, Hasan Cengiz, kreu i një OJQ-je turke me ndikim Euraziatik, kohët e fundit vizitoi Damaskun dhe mbajti bisedime me shoqëruesit e Bashar al-Asadit. Këto ishin bisedimet e para që nga fillimi i konfliktit midis Sirisë dhe Turqisë. Zgjedhja e anëtarëve të delegacionit nuk ishte dhe nuk është e rastësishme.

Prandaj, ne mund të konkludojmë se procesi i njohjes së Krimesë ruse po fiton vrull si në Perëndim, ashtu edhe në Lindje. Turqia këtu është në pararojë.

Strategjia Euroaziatike i heq pothuajse të gjitha kontradiktat e akumuluara midis vendeve fqinje në periudhat e kaluara. Turqia, ashtu si Rusia, është padyshim një vend Euroaziatik. Dhe tani kjo po bëhet akoma edhe më e qartë. / Gazeta Impakt

Burimi: Fort Russ

2 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: epavarura.com/eshte-vizita-e-krye-delegateve-turq-ne-krime-nje-shenje-e-se-ardhmes-euroaziatike-te-turqise/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: epavarura.com/eshte-vizita-e-krye-delegateve-turq-ne-krime-nje-shenje-e-se-ardhmes-euroaziatike-te-turqise/ […]

Comments are closed.