Një grup i arkeologëve amatorë në Itali, në kërkim të bunkerëve prej Luftës së Dytë Botërore, rastësisht zbuloi një qytet të lashtë dhe historik.

Besohet se fjala është për ekuivalentin italian të Stonehenge, të një rëndësie të barabartë.

Zbulimi arkeologjik është konfirmuar nga ekspertë dhe u tha se është shumë i rëndësishëm për të kuptuar parahistorinë, shkruan “The Independent”.

Grupi i arkeologëve amatorë, të quajtur “shokët”, po kryenin një studim të bunkerëve nga Lufta e Dytë Botërore në Sicili, ku ata hasën në një ndërtim të tillë si Stonehenge.

Verifikimi profesional më vonë zbuloi se ishte një orë diellore, që daton në mes viteve 6000 dhe 3000 para erës së re. Ekspertët kanë përdorur dron GPS të telekomanduar, kamera dhe busulla dhe kontrolluan nëse ora është ende funksionale, dhe zbuluan se mund të përcaktojë stinët saktësisht.

Zbulimi lidhet me Stonehenge, një nga vendet më të rëndësishme historike në Angli, në Wiltshire. Ai është një nga mrekullitë e botës dhe besohet se daton në kohën e periudhës së përafërt si zbulimi në Itali.

Arkeologët thonë se zbulimi mund të hapë shumë mundësi dhe besojnë se në këtë qytet ndoshta gjenden edhe “thesare të tjera të historisë”.

Giuseppe La Spina, një nga arkeologët që kanë gjetur “një Stonehenge tjetër”, tha se: “Çdo zbulim arkeologjik në vetvete është shumë i rëndësishëm, por të jesh pjesë e këtij lloji të zbulimit senzacional, kjo më bën shumë krenar”.

5 COMMENTS

Comments are closed.