Deputetja e PS-së, Esmeralda Shkjau e cila është komentuar në rrjetet sociale për vilën e saj luksoze në plazhin e Durrësit, ka sqaruar se si qëndron e vërteta. E ftuar në “Top Show”, Shkjau ka thënë se ajo është shtëpia e prindërve të saj, të cilët nuk janë shtresë e pasur shoqërore.

“Shtëpia është e prindërve të mi, ata e kanë patur ëndërr që të kenë një shtëpi të mirë dhe ta kenë atë në etapa të rëndësishme të jetës së tyre. Tashmë im atë po del në pension, im më është kthyer në shtëpiake nga momenti kur kishte një supermarket të sajin ku punonim të gjithë. Unë kam punuar në kohën e drekës dhe kur vija me pushime pasi studioja në Gjermani. është shumë e rëndësishme që të gjithë fëmijët duhet t’i ndihmojnë prindërit e tyre”, ka thënë deputetja Shkjau.

E pyetur nga moderatori Dudushi nëse i ndihmon më shumë prindërit tani që ka rrogë më të lartë, Shkaju ka thënë se , “rroga e një deputeti është shumë e lartë, por edhe shumë e ulët për trendin e ditës që ti ke.”

Deputetja Esmeralda Shkaju është ndjerë gjithashtu e keqardhur edhe për komentet negative që njerëzit në rrjetet sociale, kanë shkruar. “Më vjen shumë keq kur thonë t’u bëfshin ilaçe ato lekë dhe më mërzit shumë negativiteti në rrjet”, ka theksuar Shkjau.

5 COMMENTS

Comments are closed.