Dokumentet e rrëmbyera nga sistemi i emaileve të rrjetit të organizatave të Xhorxh Sorosit nga grupi DCleaks kanë zbuluar se këto organizata mbajnë një listë të anëtarëve të Parlamentit Europian, të cilët konsiderohen “aleatë të besueshëm” të Sorosit dhe qëllimeve të tij politike.

Mbi këtë bazë, organizatat e Sorosit krijojnë “grupe informale” eurodeputetësh për të shtyrë përpara këto qëllime.

Mes dokumenteve të bëra publike nga DCleaks është dokumenti i titulluar “Aleatët e besueshëm në Parlamentin Evropian 2014-19”, në të cilin janë identifikuar eurodeputetët të vlerësuar të afërt më interesat apo pikëpamjet politike të Sorosit, me të cilët sistemi sorosian duhet të ndërtojë apo mbajë lidhje.

Për krijimin e listës, Fondacioni ka kaluar në sitë 751 eurodeputetetët e zgjedhur në zgjedhjet europiane të vitit 2014, mes të cilavë pastaj përzgjedhur 226 deputetë “të prirur për të mbrojtur” programin e Sorosit dhe për të ndërtuar një marrëdhënie “të fortë dhe të besueshme” me të.

Dokumenti i grupon deputetët sipas vendit, komiteteve dhe grupeve parlamentare, si dhe sipas delegacioneve të huaja ku ata bëjnë pjesë. Për çdo deputet, dokumenti identifikon dhe informon pikëpamjet, interesat apo pikat e tjera që mund ta bëjnë atë potencialisht partner apo aleat me interesat dhe aktivitetet e Sorosit dhe organizatave të tij.

Ndër interesat kryesore të Xhorxh Soros, të identifikuar në dokument, janë axhenda sorosiane për kufij të hapur, zgjerimi i mëtejshëm i Bashkimit Evropian, dhe reformat në sistemin e drejtësisë penale.

Lista përmban deputetë të të gjitha vendeve, nga Britania, Gjermani dhe Italia tek të gjitha vendet e Evropës Lindore anëtare të BE-së.

Në listën e “aleatëve të besueshëm” të Sorosit janë edhe 6 nga 10 anëtarët e Delegacionit në Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, përfshi kryetaren e delegacionit Monica Macovei (Rumani); dy nënkryetarët, Ivan Jakovcic (Kroaci) dhe Elena “Elly” Shclien (Itali); kordinatorin Sven Giegold (Gjermani); dhe anëtarët Jutta Steinruck (Gjermani) e Georgios Katrougkalos (Greqi).

DCleaks kanë nxjerrë në pah edhe një fakt tjetër të rëndësishëm: Xhorxh Soros është munduar të ndikojë zgjedhjet kombëtare, lokale dhe europarlamentare në vendet anëtare të BE-së.

Në materialet e bëra publike është një listë, e titulluar Lista e Projekteve për Zgjedhjet Evropiane 2014, e cila rendit të gjitha organizatat në vendet e BE-së të cilat janë financuar nga Soros për të ndikuar axhendën e çështjeve të përfshira në fushatën zgjedhore dhe për të mbështetur zgjedhjen e kandidatëve që mbështesin prioritetet politike të Sorosit.

Dokumentat e siguruara nga DC Leaks janë një tjetër konfirmim i axhendës dhe rolit aktiv politik të Xhorxh Soros në skenën botërore.

Xhorxh Soros është themelues dhe financues i më shumë se 50 instituteve dhe fondacioneve globale e rajonale, të quajtura organizata të “shoqërisë së hapur”, të cilët mbështesin dhe shtyjnë përpara axhendën sorosiane për botën, kryesisht përmes mbështetjes financiare dhe politike të një rrjeti të gjerë aktivistësh dhe figurash publike e politike.

Jo rrallë pjesë e axhendës sorosiane kanë qenë ndërhyrjet për ndryshimin e udhëheqësve në vende të caktuara, disa herë përmes puçeve apo revolucioneve.

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 60054 additional Info to that Topic: epavarura.com/europarlamentaret-pergjegjes-per-shqiperine-ne-listen-e-aleateve-te-soros/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you will find 201 more Information on that Topic: epavarura.com/europarlamentaret-pergjegjes-per-shqiperine-ne-listen-e-aleateve-te-soros/ […]

Comments are closed.