Gazetari francez, Jean-Dominique Merchet, deklaroi se debati rreth anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian ka vetëm një arsye: Ajo është një vend mysliman.

“Kjo është e vetmja arsye pse evropianët dhe sidomos francezët nuk e dëshirojnë Turqinë në Evropë”, theksoi ai.

Jean-Dominique Merchet bëri vlerësime të rëndësishme për Agjencinë e lajmeve Anadolli (AA) në lidhje me paragjykimet rreth procesit të anëtarësimit të Turqisë në BE dhe luftën kundër terrorizmit.

Në Francë – tha gazetari i të përditshmes “L’Opinion” – ka paragjykime, të cilat burojnë nga popullsia myslimane që jeton në këtë vend.

“Ka gjasa, dhe jo pak, që të akuzoheni për bashkëpunim me armikun në rast se shpreheni që Turqia mund të gjejë një vend në sistemin e BE-së. Është e pamundur të pranosh që kjo çështje të shndërrohet në tabu”, komentoi Merchet.

Ai nënvizoi se të trishton fakti që procesi i anëtarësimit të Turqisë në BE nuk është më tashmë një temë diskutimi në Francë.

“Kjo çështje është një histori shumë e vjetër. Fatkeqësisht anëtarësimin e Turqisë në Union nuk mund ta diskutojmë në Francë. Deri disa vite më parë, ne mund të parashtronim disa argumente dhe mund të diskutonim nëse ‘është një ide e mirë ose jo?’. Për shembull, ish-presidenti Jacques Chirac dhe ish-kryeministri Michel Rocard ishin afër idesë për anëtarësimin e Turqisë. Kishte argumente edhe në favor, edhe kundër. Por sot është e pamundur që të bëhet ky debat në Francë. Kjo më trishton”, u shpreh gazetari francez.

Merchet vuri në pah gjithashtu se Turqia është politikisht e izoluar në arenën ndërkombëtare për sa i takon luftës kundër terrorizmit.

“Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkëmbejnë me Turqinë informacione dhe të dhënat e inteligjencës rreth luftës kundër terrorizmit. Por shoqëria dhe drejtuesit e Turqisë ndihet të vetmuar në këtë çështje. Mund të thuhet se komuniteti ndërkombëtar ofron mbështetje teknike për luftën kundër terrorizmit, por Turqia izolohet në kuptimin politik”, saktësoi ai.

Gazetari Merchet tërhoqi vëmendjen se Turqia përballet veçanërisht me tri kërcënime terroriste. Sipas tij, e para prej këtyre është organizata terroriste DAESH, e cila ndërmerr sulme edhe në Evropë; e dyta është PKK-ja dhe grupet e tjera separatisto-terroriste si ajo; ndërsa kërcënimi terrorist i tretë, pavarësisht se komuniteti ndërkombëtar ende nuk e pranon, është organizata terroriste guleniste (FETO), autore e tentativës për grusht shteti të 15 korrikut.

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More on to that Topic: epavarura.com/evropa-nuk-e-anetareson-turqine-vetem-pse-eshte-myslimane-shqiptaret-te-antarsohen-vetem-nese-behen-katolike-dhe-homoseksuale/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: epavarura.com/evropa-nuk-e-anetareson-turqine-vetem-pse-eshte-myslimane-shqiptaret-te-antarsohen-vetem-nese-behen-katolike-dhe-homoseksuale/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: epavarura.com/evropa-nuk-e-anetareson-turqine-vetem-pse-eshte-myslimane-shqiptaret-te-antarsohen-vetem-nese-behen-katolike-dhe-homoseksuale/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: epavarura.com/evropa-nuk-e-anetareson-turqine-vetem-pse-eshte-myslimane-shqiptaret-te-antarsohen-vetem-nese-behen-katolike-dhe-homoseksuale/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: epavarura.com/evropa-nuk-e-anetareson-turqine-vetem-pse-eshte-myslimane-shqiptaret-te-antarsohen-vetem-nese-behen-katolike-dhe-homoseksuale/ […]

Comments are closed.