Sipas tyre, monedhat jo vetëm që e provojnë këtë, por janë një dëshmi e qartë se e njëjta gjë do të ndodhë sërish.

Monedhat thuhet se janë gjetur rastësisht nga një egjiptian kur po riparonte shtëpinë. Njëra prej tyre ka portret ilustrimin klasik sesi mund të jenë alienët, ndërsa një tjetër duket sikur ka të stamposur një disk fluturues alien dhe një mbishkrim latinisht, i cili përkthehet “ne do të rikthehemi” ose “ne do të vijmë”.

Në lidhje me vjetërsinë e tyre, mendohet se ato mund të jenë “prodhuar” më shumë se 30 shekuj, një vjetërsi që vihet re edhe në pamjen e tyre.

Gjithsesi! Dihet mirë se, që nga lashtësia e deri më sot asnjëherë njeriu nuk e ka ndërprerë kureshtjen për të ditur se çka jashtë planetit tonë. A ka jetë tjetër në galaktikë,apo edhe më shumë se kaq, çfarë janë këto qenie dhe si duhet të komunikojmë me to.

Paul Hellyer ishte ministër i mbrojtjes në Kanada në vitet 1960, ku drejtonte forcat ushtarake gjatë Luftës së Ftohtë. Tani që ai është në pension thotë se, në nuk jemi vetëm në univers, madje sipas tij UFO-t herë pas herë vizitojnë Tokën.

Sipas tij për këtë në vitin 1961 pati një hetim dhe rezultoi se të paktën katër specie jashtëtokësoresh vizitojnë planetin tonë prej qindra vitesh.

“Kemi një historik të gjatë me UFO-t por sigurisht që ka pasur më shumë aktivitet gjatë dy dekadave të fundit. Që prej kohës që ne shpikëm bombën atomike, janë të shqetësuar se mos përdorim këtë armë sërish, pasi Universi është i bashkuar dhe efektet e bombës atomike i vuajnë të gjithë”-thotë ai.

Një nga ikonat e alienëve të gjetura në Egjipt, ku vihet re pamja e një alieni.

Ikona tjetër, ku është gdhendur pamja e një objekti të çuditshëm, që ngjahason me një U.F.O./Burimi: Donald D’ARANEO/ standard.al

Let’s block ads! (Why?)

9 COMMENTS