A e dini edhe delfinët flasin. Nuk e besoni? Këtë jua vërtetojnë shkencëtarët që kanë regjistruar bisedën e dy gjitarëve përmes një mikrofoni nënujor. Sipas një kërkimi të bërë nga Universiteti i Shën Pjetërburgut, edhe delfinët flasin.

Pikërisht si njerëzit. Studiuesit në Karadag Natyre Reserve, të Feodosisë (Krime), kanë zhvilluar një mikrofon nënujor, me të cilin ka qenë e mundur të dëgjojnë zërat e ndryshme të kafshëve. Dhe përmes këtij instrumenti, kanë regjistruar bisedën e dy delfinëve në pjesën e hundës në Detin e Zi, të mbiquajtur Yasha dhe Tana. Kërkimi është publikuar në revistën Politeknike Universitare të Shën Petërsburgut “Physics and Mathematics”.

Nuk është hera e parë që kërkuesit mbështesin idenë që gjitarët e ujit zotërojnë një gjuhë të avancuar dhe të veçantë, të përbërë nga vërshëllima dhe artikulime të ndryshme të shpërndara, me të cilat komunikojnë zemërim, lumturi apo stres. Emocione dhe gjendjen shpirtërore po ashtu. Por tani ka mbërritur edhe prova. Sipas shkencëtarëve që kanë analizuar bisedën mes dy delfinëve, së bashku me vërshëllimat dhe artikulimet, formojnë fjalët e tyre, që herë pas here shndërrohen në fraza fjalësh. Ndër të tjera, duket se të dy prisnin radhën e tyre për “të folur” pa ndërprerë tjetrin.

“Dukej një bisedë mes dy humanëve, – ka deklaruar për “Telegraph” shkencëtari që ka drejtuar kërkimin, doktor Vyacheslav Ryabov – Çdo impuls i prodhuar nga delfinët është ndryshe nga tjetri. Mendojmë se këto impulse mund të jenë pjesë apo fjalë nga gjuha e tyre”. Kërkuesit flasin për një gjuhë të avancuar dhe me një modalitet shumë të ngjashëm me atë njerëzor, që do të thotë se delfinët janë të përgjegjshëm për aktin gjuhësor.

Duke analizuar të dhënat, shkencëtarët kanë identifikuar fraza prej 4 apo 5 fjalësh, por nuk e kanë kuptuar akoma domethënien. Sipas doktor Ryabov, është e rëndësishme që humanët vazhdojnë të ndërtojnë instrumente të përshtatshme për të mundur të ndërveprojnë me delfinët.

9 COMMENTS

Comments are closed.