Kjo është familje më e pazakontë në botë. Krishna Chaudhary, i cili jeton në një fshat të vogël në Gaya, në veri të Indisë ka 6 gishta në secilën dorë dhe këmbë, njësoj si babai i tij dhe vëllezërit e motrat. Vetë Kirshna, i cili punon si punëtor krahu thotë se nuk ka asnjë problem me gjendjen e tij, por shprehet se fëmijët dhe nipërit janë ata që hasin më shumë vështirësi, kryesisht për shkak të paragjykimeve.

Sipas ekspertëve, ky fenomen i quajtur si “Polydactyly” është një çrregullim genetik, i shkaktuar nga një mutacion gjatë zhvillimit të geneve dhe një anomali kongjenitale tek njerëzit, të cilët lindim me 6 gishtërinj në secilën dorë e këmbë.