FARISENJTE E ISLAMIT

27

Hassan Kasim*

Kurrë nuk do të më shkonte mendja se do të përballesha me një “Selefist” me mjekrrën gjer në kërthizë, e që do të mbronte një regjim diktatorial. Më e çuditëshmja është fakt se ky regjim ka dalë haptazi kundër Islamit (Që e quan Islam Politik), e që ka bërë raprezalje të mëdha ndaj vetë muslimanëve duke u dyndur nëpër xhami e duke masakruar njerëz që falen në to. Nuk do të mund ta kuptoja dot. Madje as do ta imagjinoja.
Mirpo ja që është realitet.

Është e habitshme se kjo lloj ideologjie është përhapur nën emrin e Selefizmit Al Xhamije dhe Al Medkhalije. Duke I emërtuar sipas dy themeluesve të kësaj ideologjije. Muhamed el Xhamij dhe Rabia bin Hadi el Medkhelij. Por në cfare kushtesh u themelua kjo rrymë ideologjike? Cilat janë bazat doktrinës së tyre? Cfarë mendojnë ata për protestat ndaj sistemit? Pse e mbrojnë fort shtete si Arabia Saudite? Cilat janë mëkatet e këtyre njerezve?

Kjo rrymë selefite ka nisur pas pushtimit të Kuvajtit nga Iraku. Atëherë rreshtat e dijetarëve të Islamit, nisën të përcaheshin, në cështjen se: A duhet apo jo të pranohen trupa të huaja në tokat arabe, për të detyruar Sadam Huseinin të dilte nga Kuvajti.
Disa prej tyre mendonin se kjo është Haram (E ndaluar), disa të tjerë mendonin se kjo është Munker (gjynah I turpshëm). Mirpo në këtë situatë del edhe Al Xhamijeh në mbrojtje të Liderit (Uelij el emr), duke justifikuar vendimin e mbretit për lejimin e forcave të huaja (Jo muslimane) që të futen në tokat arabe. Al Xhamijeh, në justifikimin që i bënte qëndrimit të tij favorizues të politikave të Saudisë dhe pothuajse krejt mbretërive arabe, bazohej në mendimin e një pjese të dijetarëve Hanbeli që e konsideronin Haram cdo lloj proteste kundër sistemit (qoftë ai edhe i padrejtë). Gjithashtu ky grup, pati guximin të konsiderojë veten si përfaqësuesit e vërtetë të shkollës Vehabite dhe dijetarëve të saj bashkëkohorë si, Ibn Baz, Uthejmini dhe të tjerë..

Cështja e Protestave ndaj Sistemit diktatorial, është e lejuar në fakt nga të gjitha Shkollat juridike të Islamit, madje edhe Hanbelinjtë të cilës këta i përkasin. Mirpo ky qëndrim i tyre, shpejt ra në sy të pushtetarëve sauditë dhe Imaratas dhe të tjerë regjime shtypëse të vendeve arabe. Ata investuan fuqishëm në ngritjen e kësaj rryme të re, pro pushtetit dhe mbytëse të lirive dhe të drejtave të njeriut. E gjitha në fakt bëhej në Emrin e Islamit.

Mirpo edhe pse përkrahnin në mënyrë tepër hipokrite regjimet diktatoriale, në emrin e bindjes ndaj të Liderit Musliman, këta nuk patën asnjë skrupull për të dalë kundër të vetmit lider arab të zgjedhur në mënyrë demokratike, z. Muhamed Mursi. Dalja e tyre ishte përkrahje e madhe për pucistët e Diktatorit Al Sisi, I cili masakroi mijëra civilë që protestonin për të drejtat legjitime të votës së tyre, që po nëpërkëmbej nga ushtria puciste.
Të njejtët njerëz (Vehabistë-Selefistë) janë ata që përkrahën Gjeneralin në Pension Halifa Hafter në Libi, për të sabotuar Revolucionin kundër diktatorit Kadafi. Me dredhitë dhe me atentatet e tyre tepër shkatërruese, ky grup arriti të masakrojë dhjetëra figura të rëndësishme të Revolucionit Libian dhe të risillte edhe një herë (ne nje forme tjeter) diktaturen me mbetjet e Kadafit.
Këta janë të njëjtët që sot Sponsorizohen nga Emiratet e Bashkuara Arabe, për të bërë raprezalje në Jemen.
Duke qenë se sponsorizimet e tyre tepër gjigande nga shtetet e Gjirit, u derdhen lumë për ta, këta të fundit arritën ta sabotojnë plotësisht Pranverën Arabe dhe njëkohësisht të krijojnë rryma të mëdha përkrahësish nga rradhët e rinisë injorante e të pashkolluar.

Sic dihet ndryshimi ndodh atëherë kur lëvizin masat e popullit, prandaj edhe misioni i kësaj rryme ishte frikësimi i njerëzve me trazirat. Madje arritën deri aty, sa që të kërkoje ndryshime, e konsideronin Kufër (Dalje nga feja).
Kjo ishte risia e fundit që regjimet diktatoriale përdorën ndaj masave të zemëruara të popullit. Pasi akuzat ndaj protestuesve si, Agjentë të huaj, apo rebelë me qëllime të errëta, nuk pinin më ujë. Kjo ide sabotuese, funksionoi shumë mirë, duke përcarë masat e popullit. Pasi krejt popujt muslimanë, kanë respect të vecantë për fenë.

Mirpo edhe pse ideja e përdorimit të fesë në shërbim të diktatorëve, ishte shumë vrastare ndaj fuqisë dhe zemërimit të popullit, e aftë që të shkaktojë një hendek të madh ndërmjet protestuesve. Kjo ide pati edhe një efekt të kundërt. Një pjesë e rinisë u zhgënjye me fenë. Të rinjtë besonin se Islami qëndron në mbrojtje të të shtypurit, dhe të së drejtës. Derisa erdhën këta sheikë, (hoxhallarë) që po tregonin të kundërtën e së vërtetës. Kështu kata matrapazë të fesë, bënë edhe krimin tjetër: Shtrembërimin e botëkuptimit për fenë në një brez të tërë.

Por, shtrembërimi I së vërtetës së Islamit, nuk mund të ndodhë, nëse në mesin e njerëzve gjenden akoma dijetarë që e thonë të vërtetën ashtu si është. Prandaj u nevojitej edhe një dorë e dytë nga Shteti. Kështu mund të komentojmë arrestimet e fundit në Arabinë Saudite, të rreth 100 dijetarëve dhe figurave politike, e shoqërore të Mbretërisë. Më e keqja është se këto arrestime kanë marrë edhe bekimin e vetë Komisionit të Përhershëm të Dijetarëve Sauditë (Një grup vasalësh, derdimenë, të mirpaguar nga shteti. Të cilët guxojnë të flasin në emrin e Islamit dhe muslimanëve, edhe pse Islami është shumë larg prej tyre).

Përgjatë shekujve, dijetarët e Islamit ishin mburoja e parë e njerëzve nga presioni dhe shtypja e sistemit. Ata qëndruan përherë në anën e së vërtetës, pa pyetur për cmimin që iu desh të paguanin. Derisa erdhën këta pseudohoxhallarë me mjekrrat e tyre deri në bark, që shkelën mbi gjakun e rinisë muslimane. Këta farisenj të Islamit, janë ata që bëjnë me faj viktimën pse kërkon të drejtat e veta, dhe justifikojnë diktatorët për shtypjet e tyre. Madje për popullin, është haram qoftë edhe një proteste e vogël. Por si mund të detyrohet sistemi diktatorial që të plotësojë kërkesat e popullit, nëse populli e ka haram qoftë edhe të protestojë?

Këta njerëz të vetëquajtur selefistë, në fakt i kanë dhënë hasmit të Islamit një ndihmesë të madhe. Ata nxitën praninë e huaj në tokat Islame që e ka shqyer trupin e Umetit Musliman në shumë copa. Ata gjithashtu u bënë pengesë për rininë Islame që të bëjë ndryshimin. I vranë ëndrrat e popujve për liri. E, këtë e bënë duke i frikësuar me të ardhmen e pasigurtë, ose me Fetva hipokrite, përcarëse. Ata shkuan aq larg sa e konsideruan krim, rebelimin ndaj regjimeve diktatoriale.

NË FUND AJO QË MUND TË THEMI ËSHTË SE KËTA SHFRYTËZUAN TË SHENJTAT E ISLAMIT, DUKE I PËRDORUR ATO NË MISIONE TË NDYRA.

*Autori shkruan me pseudonim, pasi jeton ne Arabine Saudite, vendi ku futesh ne burg jo vetem per ate qe e thua, por edhe per ate qe nuk e ke thene akoma.

Perktheu: Eduart Thartori

Loading...