Lajmet për hetimin e Hillari Klinton nga ana e FBI-së, për disa ditë ka qenë në krye të mediave.

Ky lajm është publikuar në kohën kur Hillari Klinton në garën brenda partisë së saj, ka arritur të fitojë përballë Sanders rivali tjetër demokrat për zgjedhjet presidenciale. Megjithatë mesa duket skandali i e-mailit të Hillari Klinton nuk ka të përfunduar. Pikërisht kjo dosje mund të ndikojë shumë në fazën finale të garës elektorale për zgjedhjet presidenciale. FBI ka hetuar Klinton për arsye se ajo ka përdorur një e-mail të pasigurt në kohën kur ajo ka qenë sekretare e shtetit. Klinton nga ana e saj thotë se hetimet në këtë rast do të arrijnë në rezultatin që nuk është bërë ndonjë punë e mirë. Muajin e kaluar FBI-a ka hetuar Homa Abedin një prej miqve më të afërm të Hillari Klinton në zyrën që ka në Uashington. Mirëpo agjentët e FBI-së thonë se nuk posedojnë dokumente apo fakte që të tregojnë se Hillari Klinton, me qëllim ka përdorur e-maile të pasigurt. Hetimet ndaj Hillari Klinton kanë nisur prej FBI-së dhe Departamentit Amerikan të Drejtësisë që prej një viti. Hetimet qëndrojnë në atë se Hillari Klinton kur ka qenë sekretare e shtetit, ka përdorur e-mail jo të sigurt duke vënë në rrezik informacionet sekrete. Kohët e fundit Hillari Klinton në shtetin Guam ka arritur të fitojë përballë rivalit të saj Sanders dhe ka hedhur një hap tjetër drejtë përfundimit të garës për president në zgjedhjet e ardhshme. Aktualisht rivaliteti kryesor për zgjedhjet presidenciale është mes Hillari Klinton nga radhët e demokratëve dhe Donald Trump nga radhët e republikanëve. Për këtë periudha e mbetur në këtë garë do të jetë vendimtare për fatin e këtyre kandidatëve. Statistikat e fundit tregojnë se diferenca e votave mes Trump dhe Klinton është ulur dhe në disa raste Trump ka dalë më i preferuar nga votuesit amerikanë. Më herët ka qenë Hillari Klinton ajo që preferohej më shumë nga votuesit amerikanë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.