Nën udhëheqjen e Komandantit Fidel Kastro dhe të shokëve të tij, Kuba ka luajtur një rol të madh në mbështetjen e lëvizjeve revolucionare dhe progresive në të gjithë botën, shumë më të madh nga sa mund të pritet nga një vend relativisht i vogël. Disa prej veprimeve Revolucionare të Kubës janë të njohura, të tilla si roli i saj në mposhtjen e përpjekjes së CIA-s/Afrikës së Jugut për të pushtuar Angolën në vitet ‘70 dhe ’80. Beteja vendimtare e Cuito Cuanavales nuk ishte vetëm një fitore për popullin e Angolës, ajo ishte gjithashtu një faktor kyç në rrëzimin e regjimit të aparteidit në vetë Afrikën e Jugut. Solidariteti i Kubës me lëvizje të shumta në Amerikën Latine është gjerësisht i dokumentuar.

Më pak e njohur, është historia e gjatë e solidaritetit të Kubës me luftërat palestineze dhe të tjera në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, një histori që filloi pak muaj pas revolucionit të vitit 1959. Disa muaj pas triumfit, Raul Castro dhe Che Guevara vizituan Kairon, duke krijuar kontakt me lëvizjet çlirimtare afrikane me bazë atje, dhe vizituan gjithashtu Gazën, atëherë nën administrimin e Egjiptit, duke shprehur solidaritet me çështjen palestineze.

Kuba përshëndeti formimin e Organizatës Çlirimtare të Palestinës(PLO) në vitin 1964, si dhe vendosi lidhje me lëvizjen Fatah vitin e ardhshëm. Në fund të viteve 1960, ndërmjet Kubës dhe qeverisë së majtë të Sirisë u zhvillua një aleancë e ngushtë, dhe në atë kohë të dy mbështetsnin lëvizjen Fatah, pasi ajo u bë forcë dominuese në PLO. Kuba siguroi mbështetje politike, arsimore dhe ushtarake për lëvizjen Fatah, si dhe për Frontin Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP) dhe Frontin Demokratik (DFLP), respektivisht organizata e dytë dhe e tretë më e madhe në PLO.

Konferenca Trekontinentale e mbajtur në Havana në vitin 1966, bëri thirrje për bashkimin e vendeve të Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine në një luftë të bashkuar kundër ‘kolonializmit, neo-kolonializmit dhe imperializmit.’ Në fjalën e tij përmbyllëse Fideli foli për ‘mbështetjen e ngrohtë të konferencës’ për popullin palestinez.

Pas luftës së tetorit të vitit 1973, Kuba ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Izraelin. Vitin e ardhshëm, Yasir Arafat, kryetar i PLO-së u pranua si kryetar shteti kur ai vizitoi Havanën, dhe më vonë në Kubë u themelua Ambasada e Palestinës.

Në vitin 1975, Kuba ishte një nga sponsorët e Rezolutës 3379 të OKB-së që e quajti Sionizmin ‘një formë racizmi dhe diskriminimi racial,’ dhe kaloi me një votim 97-35-32.

Pas Marrëveshjes Camp David në vitin 1978, e cila e ndau Egjiptin nga shtetet e tjera arabe dhe solli një goditje të rëndë për palestinezët, Kuba mbështeti ‘Frontin e vendosmërisë’, të përbërë nga Siria, Libia, Algjeria dhe Republika Demokratike Popullore e Jemenit (Jemeni Jugor). Camp David hapi rrugën për sulmin vrastar të Izraelit në Liban dhe në kampet e refugjatëve palestinezë, që la mbi 30,000 të vdekur, dhe u dënua nga qeveria kubane.

Kuba dha një mbështetje të fortë në Intifadën masive palestineze që filloi në fund të vitit 1987.

Gjatë sulmit izraelit të vitit 2014 në Gaza, që vrau më shumë se 1,460 palestinezë dhe plagosi më shumë se 10.000, Fideli shkroi: ‘Pse qeveria e këtij vendi (Izraeli) mendon se bota do të jetë indiferente ndaj këtij gjenocidi makabër që po kryhet sot kundër njerëzve palestinezë?’

Organizatat e mëdha palestineze bënë deklarata zie, dhe manifestimet e solidaritetit u zhvilluan në të gjithë Palestinën. Mesazhi i PFLP-së, tha shumë për rolin historik Fidel Kastros:

‘Nga Angola në Afrikën e Jugut, nga Palestina në Mozambik, nga Bolivia në El Salvador, trashëgimia e solidaritetit ndërkombëtar revolucionar dhe lufta e Kastros vazhdon të shërbejë si shembull në praktikë që kapërcen kufijtë drejt revolucionit, demokracisë dhe socializmit.’ / Gazeta Impakt

Burimi: Muslim Press

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: epavarura.com/fidel-kastro-shume-se-nje-shok-palestines-shume-shume/ […]

Comments are closed.