Fier, gruaja kërcënon se do të hidhet nga kati i 5 i godinës së Partisë Demokratike

15

FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 23:00 në qytetin e Fierit ku shtetësja Lindita Maloku, 47 vjeçe kërcënon se do të hidhet nga kati i pestë i godinës së Partisë Demokratike.
Nga informacionet e para mësojmë se 47 vjeçarja Maloku është nënë 2 dy fëmijëve e divorcuar prej 2 vitesh ku pas divorcit ajo ka humbur jo vetëm fëmijët nga por dhe një strehë ku të fusë kokën.
Fatkeqësisht kjo nuk është hera e parë që z.Maloku tenton të hidhet nga godina e PD, pasi hera e fundit që ajo ka tentuar të bëjë një gjë të tillë ka qenë 1 qershori i 2018. Arsyet që e çuan z.Maloku në atë periudhë të ndërmerte këtë akt ekstrem kanë qenë shkaqet e vështira ekonomike.
Nga informacionet e para mësjmë se nga kërkesat e 47-vjeçares janë të ketë një shtëpi dhe një punë, gjithashtu ajo ka kërkuar të takohet me kryetarin e Bashkisë Fier z.Armando Subashin në mënyrë që të zbresë nga godina 5 katëshe.
Policia së bashku me ambulancën ndodhen në vendngjarje dhe po punohet që kjo situatë të mos përfundojë në mënyrë tragjike.
Vijon…
(n.b/BalkanWeb)
Shperndaje lajmin Fier, gruaja kërcënon se do të hidhet nga kati i 5 i godinës së Partisë Demokratike appeared first on Lajme.al.

Loading...