Në Turqi sot filloi procesi gjyqësor kundër 47 personave, të cilët janë të akuzuar për tentim për vrasje të presidentit Rexhep Taip Erdogan, në mbrëmjen e 15 korrikut të vitit të kaluar kur u parandalua tentimi për grusht shtet.

Tridhjetë e shtatë nga të akuzuarit janë ish-persona ushtarak, të cilëve u kanoset dënim i përjetshëm me burg për shkak të aktakuzës për tentim për vrasje, për ndryshim të rregullimit kushtetues dhe për vepra tjera penale kundër shtetit.

Të dyshuarit janë të akuzuar për sulmin në një hotel në Marmaris, ku qëndronte Erdogani, me ç’rast janë vrarë dy policë. Shefi i shtetit e braktisi hotelin pak para se ai të sulmohet.

Autoritetet turke konsiderojnë se grusht shteti është organizuar nga lëvizja e predikuesit islamik Fetullah Gylen, i cili jeton në SHBA, ndërsa ithtarë të së cilës janë të akuzuar për infiltrim në armatë dhe institucione të tjera shtetërore. Gjulen përgënjeshtron se është organizator i puçit.

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More here to that Topic: epavarura.com/filloi-procesi-gjyqesor-per-tentim-per-vrasje-te-erdoganit/ […]

Comments are closed.