Edhe pse është zhytur në një skandal, Fillon është parë i vendosur që të mos heq dorë nga kandidatura për president të Francës, shkruan Reuters

“Unë kam përgaditur një program ambicioz. I vetmi që mund ta çojë Francën drejt zhvillimit”, tha Fillon gjatë një mitingu, transmeton lajmi.net

“Unë jam duke u sulmuar, por kam vullnetin për ta ndryshuar Francën. Nuk do të heq dorë”, theksoi kandidati Fillon.

Sondazhet e fundit tregojnë se Fillon, nuk do të arrijë të sigurojë raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, pasi atje do ballafaqohen Le Pen dhe Emmanuel Macron. /Lajmi.net/

3 COMMENTS