Në videon e mëposhtme duket një kafshë e çuditshme, e ngjashme me tigrin tasmanian, lloji i të cilit është zhdukur 80 vite më parë.

Pamjet nuk janë shumë të qarta, por sipas gazetave anglo-saksone, kafsha e filmuar në kopshtin e një shtëpie në Adelaide, të Australisë ngjall dyshime mbi ekzistencën e tigrit tasmanian.

Ngjashmëria e kafshës të bën të besosh se është pikërisht ai: Përmasa të ngjashme, shpinë e gjatë dhe bisht i trashë e i gjatë. Megjithatë video e xhiruar shkurtin e kaluar është publikuar vetëm pas përfundimit të një hetimi, por ende nuk ka siguri nëse ai kafsha është vërtetë tigri tasmanian.

Ky i fundit i quajtur Benjamin mendohet se ngordhi më 7 shtator të vitit 1936 në një kopsht zoologjik në qytetin Hobart në Tasmania. Besohet se tigri ishte I gjinisë femërore, I fundit I këtij lloji(Thylacinus).

5 COMMENTS

Comments are closed.