I keni bezdi ndonjëherë të afërmit që ju dalin në Skype dhe bisedojnë me ju duke ngrënë darkë? Diku tjetër, njerëzit bëjnë para vetëm me aq.

Me mijëra shikues në Korenë e Jugut mblidhen pothuajse çdo natë në internet, në faqen “Afreeca TV”, ku të rinj hanë darkën para ueb-kamerave dhe bisedojnë me shikuesit në “chat”.

Kjo dukuri në Korenë e Jugut quhet “Mukbang”, bashkim i fjalëve “ushqim dhe transmetim”. Shikuesit bisedojnë me transmetuesit dhe u dhurojnë monedha virtuale që blihen me para të vërteta, 10 cent secila. Në vitin 2013, më i suksesshmi nga “ngrënësit” fitoi 250 mijë dollarë gjatë gjithë vitit.

Dy mendohet se janë arsyet që kjo metodë ka pasur sukses. E para, shtimi i personave që jetojnë pa familjen në Korenë e Jugut e që kërkojnë shoqëri. E dyta, duke parë dikë që ha, mbase mban dietë dhe e shuan dëshirën, pa ngrënë vetë.

1469868672_buzz_1454452174_af_org

Më i famshmi prej transmetuesëve “Mukbang” nuk vuan nga mbipesha.

1469868300_mukbang3

Më i famshmi duket se është ky adoleshent që jo vetëm ha pastër, por pas gjelle ha dhe një tortë plus një shishe qumësht.

1469868387_diva

BJ Diva” është më e famshmja nga transmetueset vajza. Jo vetëm që ha shumë, por ka trup të bukur e fytyrë simpatike.

1469868491_buzz_1410809612_af_org

Thuhet se në Kore ka shumë njerëz që jetojnë vetëm, ndaj kjo metodë ka pasur sukses.

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 96046 additional Information to that Topic: epavarura.com/fiton-1500-dollare-brenda-nates-vetem-duke-ngrene/ […]

Comments are closed.