Nëna e terroristit Anis Amri që kreu sulmin në Berlin dhe që u qëllua dje për vdekje nga policia në Milano , thotë se bota kurrë nuk do ta dijë se pse ai e kreu këtë mizori. Nour El Houda Hassani, duke folur nga qyteza e saj Ouslatia në Tunizi tha se “një sekret i madh kishte vdekur me të birin”.

Pjesëtarët e familjes së 24-vjeçarit ngrinin pikëpyetje për nevojën për ta vrarë Anis. Nëna e tij tha: “Brenda tij qëndronte një sekret. Ata e vranë dhe e varrosën bashkë me sekretin”. Madje ajo u bëri thirrje autoriteteve për të nxjerrë të vërtetë në ddritë duke deklaruar: “Unë dua të vërtetën për djalin tim. Kush fshihej prapa tij?”. Vëllai i Amrit, Abdel Kader qante ndërkohë që pyeste vazhdimisht se pse duhet ta vrisnin vëllain e tij.

“Vëllai iim ka vdekur. Na sillnin trupin e tij, qoftë edhe vetëm një gisht, dhe unë do ta vendos në xhepin tim. Ata e vranë vëllain tim ndërkohë që ishte vetëm i dyshuar. Pse?” thoshte ai. Abdul Kader thotë se vëllai i vdiq ditën që ai i ishte betuar për besnkikëri ISIS-it.
“Ai nuk na telefonoi kur publikuan foton e tij, kjo na bindi që ishte ai që e kishte kryer sulmin terrorist. Ne na vjen keq për vdekjen e Anis, por ai nuk vdiq sot, ai vdiq një ditë pasi iu betua për besnikëri grupit të ISIS” tha Kader.
“Unë e dija që kishte të kaluar kriminale, por nuk ma merrte mendja kurrë që do të bëhej terrorist”.

3 COMMENTS

Comments are closed.