FMN-ja nuk do t’i japë Greqisë këstin e 8-të të paketës së shpëtimit, në rast se Athina zyrtare nuk angazhohet të zbatojnë vazhdimisht masat për reduktimin e borxhit publik.

Njëkohësisht, Fondi Monetar Ndërkombëtar u kërkoi vendeve anëtare të Eurozonës të zbatojnë sa më parë marrëveshjen e arritur nga liderët e këtyre vendeve, për zgjidhjen e krizës së borxheve. Kryetarja e FMN, Christinë Lagarde shtoi sot gjatë një konference shtypi, shqetësimin e FMN-së, për situatën e tanishme në Eurozonë. Greqia ka kërcënuar se nuk do të paguajë kredinë e FMN-në, duke hapur rrugën për një dështim potencial,. Kryeministri Aleksis Tsipras do vizitojë Brukselin për të tu takuar me zyrtarë të lartë evropianë, ku ai pritet të dëgjojë kushtet e planit të hartuar këtë javë në takimin e udhëheqësve të lartë, përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel. Ai u bëri thirrje kreditorëve të tregojnë pak ‘realizëm’, duke u shprehur se ai dëshironte një marrëveshje e cila do i mundësonte Greqisë të arratisej nga ‘asfiksia ekonomike’ dhe t’i jepte fund ‘skenareve të ditës së gjykimit ‘, duke përfshirë përjashtimin e vendit të tij nga monedha e përbashkët evropiane.

3 COMMENTS

Comments are closed.