Ata mund të jenë të bukur, të pasur dhe të famshëm, ose edhe persona vërtet të rëndësishëm të Hollivudit, por njëkohësisht kanë edhe pika të dobëta e madje fobi të mëdha, të cilat i ndalojnë të mendojnë në mënyrë racionale.

Vitet e shumta para kamerave nuk i kanë mjaftuar që të mësohen me shtirjen para jetës reale. Kafshët e buta, fluturat, delfinët, dyert rrotulluese të lokaleve publike ose edhe çamçakëzë shkaktojnë fobi të te disa yje të show-biznesit.

Nga fituesja e parë e çmimit Oskar, Nicole Kidman te Matthew McConaughey, duke kaluar te mbretëresha e talk show-t, Oprah Winfrey për të mbërritur te këngëtarja Nicki Minaj, ja se cilat janë fobitë të cilat mundojnë VIP-at.

-Adele është e terrorizuar nga pulëbardhat. Frika e saj i ka fillesat në fëmijëri, kur një nga këto shpendë e ka sulmuar për t’i ngrënë akulloren.

-Nicole Kidman është e terrorizuar nga fluturat! Nuk ka frikë nga gjarpërinjtë ose nga minjtë, por ky lloj insekti e terrorizon.

-Oprah Winfrey ka frikë nga çamçakëzi. Mbretëresha e talk show-t amerikan gjatë regjistrimeve nuk dëshiron të shohë askënd duke përtypur një të tillë.

-Cameron Diaz ka thënë për ‘Time Magazine’ se nuk i duron dot dorezat e dyerve. Aktorja ka vendosur që t’i hapë portat me bërryl për të shmangur prekjen e tyre, prej frikës nga bakteret. Në shtëpinë e saj bravat e dyerve pastrohen në mënyrë strikte ndërsa duart i lan më shumë se një herë në ditë.

-Helen Mirren, aktorja e çmimit të parë Oskar për “The Queen”, ka frikë të flasë në telefon. Për fatin e saj të keq të gjithë me të përdorin SMS.

-Billy Bob Thornton, aktori dhe ish-burri i Angelina Jolie, ka frikë nga mobiliet antike. Kur hyn në dhoma në të cilat ka arredime të cilat i përkasin periudhës së vitit 1950 i kalon uria, nuk arrin të marrë frymë dhe e ndien sikur i mungon ajri.

-Keanu Reeves, për shkak se gjatë karrierës së tij është përballur me shumë role të rrezikshme, si në Speed ose në Matrix, ka pranuar më shumë se një herë se ka frikë nga errësira.

-Kyra Sedgwick ka thënë se trembet prej ushqimeve për të cilat flitet, si për shembull ndaj atyre të cilat transmetohen në disa reklama televizive.

-Matthew McConaughey ka frikë nga dyert që rrotullohen. Kushedi se si ia bën fituesi i çmimit Oskar kur duhet të futet në hollet e hoteleve.

-Megan Fox nuk ka pasur probleme për të përballuar “Transformers” ose me “Tartarughe Ninja”; duket se gruaja e Brian Austin Green terrorizohet nga kartat identifikuese, kështu që për të ato duhet të jenë prej plastike ose më mirë të dixhitalizuara.

-Nicki Minaj ka frikë nga shkallët lëvizëse. Këngëtarja ka vendosur që të mos hipë kurrë në to nëse nuk është e detyruar. Megjithatë kjo frikë duket se nuk e ka ndalur të arrijë në majat e profesionit.

-Orlando Bloom, trimi i patrembur i “Zoti i Unazave”, ka shumë frikë nga derrat. Ish-burri i Miranda Kerr është parë duke vrapuar drejt disa kodrave prej një kopeje derrash të cilët u shfaqën në një vend ku po kryheshin xhirime të një filmi.

-Pamela Anderson nuk mund të qëndrojë dot para një pasqyre. Ish- aktorja e Baywatch nuk e ka pasur asnjëherë problem të shfaqet lakuriq, edhe për Playboy, por duket se reflektimi i imazhit të saj në pasqyrë e tremb shumë.

-Tyra Banks ndien shumë ankth vetëm kur mendon për delfinët. Fobia e saj vjen që nga fëmijëria. Ajo e ka deklaruar këtë gjë me shumë frikë.

7 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 28800 additional Information on that Topic: epavarura.com/fobite-te-cuditshme-te-yjeve-te-hollivudit/ […]

Comments are closed.