Një grup i forcave speciale të ushtrisë ruse ka hyrë sot në Egjipt ku do të marrë pjesë në një manovër të përbashkët me forcat egjiptiane.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi se manovra e koduar “Mbrojtësit e miqësisë” synon forcimin e koordinimit mes forcave ruse dhe egjiptiane në kuadër të luftës kundër terrorizmit. Kjo është hera e parë që forcat ruse kryejnë manovra të përbashkëta me forcat egjiptiane dhe kjo tregon për një afrim të madh mes Moskës dhe Kajros. Egjipti është një nga klientët e rinj të armatimeve ruse. Sipas gazetës ruse Izvestia, Rusia po negocion me Egjiptin për të marrë me qera një bazë ajrore në qytetin Sejda, që 45 vjet më parë ishte përdorur nga Bashkimi Sovjetik.

3 COMMENTS

Comments are closed.