Në vazhdën e programeve të regjimit sionist kundër simboleve të myslimanëve dhe palestinezëve, forcat sioniste edhe një herë kanë sulmuar xhaminë Al Aksa.

Agjencia Ahad e lajmeve njofton se forcat e regjimit sionist janë futur në ambientet e xhamisë Al Aksa dhe kanë arrestuar 5 palestinezë. Ky burim njoftoi për shkeljen e dinjitetit të xhamisë Al Aksa nga forcat e regjimit sionist të cilët janë futur në sallën e kësaj xhamie. Sipas agjencisë Ahad të lajmeve, forcat sioniste vazhdojnë të shkelin dinjitetin e xhamisë Al Aksa duke sulmuar vazhdimisht këtë xhami. Gjithashtu sionistët nuk kanë lejuar burrat nën 30 vjeç që të falin namazin dhe kryejnë ritet e tyre fetare në xhaminë Al Aksa.

3 COMMENTS

Comments are closed.