Asnjë fe nuk është natyrshëm e dhunshme dhe asnjë fe nuk është natyrshëm paqësore. Feja është çështje interpretimi dhe, shpesh, në këtë interpretim, e shohim të bukurën ose shëmtinë”, thuhet në një artikull të gazetës Foreign Policy.

Sipas gazetës Foreign Policy, bota e Trumpit ka vetëm dy kuptime.

“Në këtë botë, vetëm një fe mund të jetë e keqe dhe, kështu, Krishterimi është i mirë dhe Islami është i keq. Krishterimi është paqësor dhe Islami është i dhunshëm. Krishterimi është tolerant dhe Islami është jotolerant”, shkruan Trumpi.

Foreign Policy thotë se kryqëzatat janë ende temë e madhe në botën myslimane dhe se është lehtë të harrohet kërdia që ato kanë bërë ndaj hebrenjve të Evropës.

“Luftëtarët e kryqëzatave i kanë tubuar ata në sinagoga dhe u kanë vërë flakën ndërtesave. Ata kanë vrarë shumë hebrenj në emër të besimit të krishterë, saqë kjo mund të merret si goditja më e madhe demografike ndaj komunitetit hebre në Evropë, derisa nuk ka ndodhur Holokausti”, shkruan Foreign Policy.

Në frymë të ngjashme shkruan edhe gazeta Foreign Affaris, e cila thotë se terrorizmi islamik nuk është një gjë e pandryshueshme.

“Kërcënimi nga islamizmi i dhunshëm sunit ka qenë në thelb joekzistent deri në vitin 1979, kur Revolucioni Islamik dhe xhihadi afgan janë bërë simbole të pushtetit për Isamin politik”, shkruan Foreign Affairs.

E njëjta kujton se “kur persona të armatosur sunitë (më 1979) kanë marrë Xhaminë e Madhe në Mekë dhe kanë kërkuar përmbysjen e monarkisë, Arabia Saudite ka derdhur para në organizata bamirëse islamke, shkolla dhe fondacione fetare për të forcuar kredencialet fetare të monarkisë”.

 

20 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: epavarura.com/foreign-policy-nese-islami-eshte-fe-e-dhunes-ashtu-eshte-edhe-krishterimi/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you will find 1778 more Information to that Topic: epavarura.com/foreign-policy-nese-islami-eshte-fe-e-dhunes-ashtu-eshte-edhe-krishterimi/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Here you can find 40992 more Information on that Topic: epavarura.com/foreign-policy-nese-islami-eshte-fe-e-dhunes-ashtu-eshte-edhe-krishterimi/ […]

  4. … [Trackback]

    […] There you will find 87480 more Information to that Topic: epavarura.com/foreign-policy-nese-islami-eshte-fe-e-dhunes-ashtu-eshte-edhe-krishterimi/ […]

Comments are closed.