Home / BOTA / Forumi Ekonomik Botëror: Të ndryshojë natyra e kapitalizmit

Forumi Ekonomik Botëror: Të ndryshojë natyra e kapitalizmit

Reformimi i natyrës së kapitalizmit është i nevojshëm për të luftuar apelin në rritje të lëvizjeve politike populiste anembanë botës. Kështu është thënë gjatë punimeve të Forumit Botëror të Ekonomisë, gjatë kësaj të mërkure.

Për të pasur një rritje ekonomike më të madhe, – është thënë gjithashtu, – është e nevojshme por jo e mjaftueshme të shëruar thyerjet në shoqëri, nga ato që ishin evidente edhe në zgjedhjen e Donald Trumpit si president i Shteteve të Bashkuara apo vota e Britanisë së Madhe për t’u larguar nga Bashkimi Europian.

Në një raport tepër të gjerë nga organizatorët e mbledhjes së përvitshme të udhëheqësve politikë dhe atyre të biznesit në resortin zviceran të Davosit, Forumi Ekonomik identifikoi “të ardhurat në rritje dhe pabarazinë pasurore” si udhëheqëset e marrëdhënieve gloable përgjatë 10 viteve të ardhshme.

Si një shembull të pabarazisë në rritje, Forumi Ekonomik nënvizoi rritjet masive të pagave të shefave ekzekutivë, në një kohë kur shumë njerëz në vendet me ekonomi të zhvilluara kanë pasur vështirësi në sigurimin e atyre të ardhurave që kanë mundur të kenë, pas krizës globale financiare.

“Kjo të çon te nevoja për të rigjallëruar rritjen ekonomike, por humori në rritje i populistëve antipari tregon se, ne mund ta kemi kaluar fazën kur vetëm rritja ekonomike do të riparonte frakturat në shoqëri. Reformimi i tregut kapitalist duhet të futet gjithashtu në axhendë”, thuhet në raportin më të fundit për rreziqet globale. “Kombinimi i pabarazisë ekonomike dhe polarizimit politik kërcënon t’i shtojë rreziqet globale, shthurjen e solidaritetit shoqëror, mbi të cilat qëndrojnë sistemet tona ekonomike dhe politike”, thuhet më tej.

Këto janë vetëm disa nga konkluzionet e nëj organizate që synonte të luante një rol qëndror në procesin e globalizimit përgjatë dekadave të fundit, ndërkohë që kjo është identifikuar me disa prej njerëzve më të pasur të botës.

LEXO EDHE  Te enderrosh ne varferine e kapitalizmit shqiptar!

Forumi Ekonomik Botëror ka identifikuar 4 fusha që duhen adresuar urgjentisht: nevoja për të menduarit në afatgjatë në kapitalizëm; njohja e rëndësisë së identitetit dhe gjithëpërfshirjes në komunitetet politike; zbutja e rreziqeve dhe shfrytëzimi i mundësive të teknologjive të reja, siç janë automjetet pa drejtues; si dhe forcimi i bashkëpunimit global.

Edhe pse politikat antipari kanë tentuar të fajësojnë globalizimin për humbjen e vendeve tradicionale të punës, Forumi Ekonomik thotë se shpejtësia e ndryshimeve teknologjike ka pasur më shumë ndikim në tregjet e punës. Raporti i vitit 2017, i 12-ti i përvitshëm, është bazuar në vlerësimin e 30 rreziqeve gloable nga 750 ekspertë të fushave të ndryshme, përfshi biznesmenë, akademikë dhe organizata joqeveritare.

Check Also

Pesë rrenat e kapitalizmit rentier

Guy Standing Jetojmë në epokën e kapitalizmit rentier. Kjo është pika e krizës e Transformimit …

error: Mos kopjo, por shperndaje ;)